Ministria e Shëndetësisë e Tajlandës njoftoi sot se që nga fillimi i vitit e deri më sot, 61 persona kanë humbur jetën për shkak të të nxehtit ekstrem , i cili prej javësh po “torturon” qytetarët e vendit aziatik.

Për pothuajse një javë të tërë muajin e kaluar, autoritetet në Bangkok lëshuan paralajmërime ditore për valë të nxehtit pasi temperaturat kaluan mbi 52°C.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i vitit 2024 , 61 persona. Në vitin 2023 , vdekjet për shkak të nxehtësisë ekstreme kishin arritur në 37.

Tajlanda verilindore, shtëpia e komuniteteve kryesisht rurale, pësoi më shumë vdekje, tha ministria.
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut po shkaktojnë valë të nxehtit më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive, paralajmërojnë shkencëtarët.

Megjithëse fenomeni klimatik natyror El Niño ka kontribuar në temperatura jashtëzakonisht më të ngrohta se normalja këtë vit, Azia po ngrohet ende më shpejt se mesatarja globale, sipas të dhënave nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), pjesë e sistemit të OKB-së.

Një zëdhënës i shërbimit të kontrollit të sëmundjeve në ministrinë e shëndetësisë të Tajlandës këshilloi qytetarët me sëmundje kronike që të kufizojnë lëvizjet e tyre sa më shumë që të jetë e mundur.

Sivjet moti i nxehtë dhe i thatë ka zgjatur më shumë se zakonisht në vend, pasi reshjet kanë vonuar të shfaqen./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *