E hënë, 19 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Dibër, makinat përplasen kokë më kokë, çifti i bashkëshortëve transportohen me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Maqellarë – Peshkopi pak minuta më parë. Dy automjete u përplasën kokë më kokë në fshatin Trepçë.

Një automjet që lëvizte në drejtim të Peshkopisë është përplasur me mjetin tjetër vinte në drejtim të Maqellarës e për pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha.

Reklamë

Ndërkohë, në mjetin Ford Kuga udhëtonte punonjësi i doganës së Bllatës, Novruz Jashari i cili ka mbetur i lënduar, ndërsa e plagosur ka mbetur një pasagjere që ndodhej në mjetin tip Toyota Yaris. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin Rajonal të Dibrës, por për shkak të plagëve të marra janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet të zbardhë shkaqet e vërteta të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të makinës Toyota Yaris./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë