Dy makina u përfshinë në një aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Nga ngjarja u plagosën dy drejtuesit e automjeteve.
Një nga makinat e aksidentuara është e shërbimit taksi. Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale, ndërsa forcat e policisë po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.