E hënë, 26 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në afërsi të fshatit Boboshticë në Korçë, ku një drejtues mjeti ka kryer një manovër të gabuar çka e ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit dhe me pas ka përfunduar në anë të rrugës nacionale.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi V.Sh i cili ndodhet në spitalin e Korçës në sallën e reaminacionit.

Burime pranë këtij spitali thanë se gjendja e drejtuesit të mjetit është tepër e rëndë. Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë