Subscribe

Një i vdekur e një  i plagosur, është ky bilanci i dy aksidenteve të ndodhura në orët e vona të së dielës.

 

Në Shkodër, Gezim Selimi 47 vjeç, nga Komani, humbi jetën pasi u godit nga një makinë që drejtohej nga kosovarja, Luljeta Marku.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30, në vendin e quajtur ‘Harku i Berdicës’. Policia bëri të ditur se këmbësori gjeti menjëherë vdekjen pasi përplasja ishte shumë ë fortë. Dyshohet se shkak i aksidentit u bë mungesa e ndriçimit në këtë kryqëzim.

 

Edhe në Korçë shoferi i kësaj makine ka humbur kontrollin duke rënë nga ura, e për pasojë ka mbetur i plagosur

 

Sipas policisë 40 vjeçari Roland Beqo drejtonte mjetin tip “Nissan”, kur përfundoi në kanalin e fshatit Polenë.

Drejtuesi i mjetit i cili ishte vetëm në momentin e aksidentit, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *