Kronikë
Aksident me vdekje në aksin Tiranë – Elbasan, ndërron jetë 55-vjeçari

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të martë në aksin Tiranë – Elbasan.
Reklamë
Dy automjete janë përfshirë në aksident, ku si pasojë ka ndërruar jetë nga plagët e marra një 55-vjeçar.
Reklamë
Gjithashtu, një pasagjere është plagosur.
“Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




