E mërkurë, 21 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident me vdekje në aksin Durrës-Rrogozhinë, makina përplas këmbësorin, policia: Viktima, i paidentifikuar

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Një këmbësor, ende i paidentifikuar ka humbur jetën teksa u përplas nga makina që drejtohej nga shtetasi me iniciale M.I.

Reklamë

Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e makinës, ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës.

“Informacion paraprak/Më datë 09.02.2026, rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, një këmbësor ende të paidentifikuar, që si pasojë ka humbur jetën. Shtetasi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, vijon puna për të identifikuar shtetasin që ka humbur jetën, si dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë