Fabregas ka ndërtuar një makineri, Como shkatërron Manchester United në Champions

Një humbje e rëndë për Manchester United në Champions League.
Skuadra angleze është mposhtur me rezultatin 4-1 nga Como, në një ndeshje ku italianët shkëlqyen përballë “Djajve të Kuq”.
Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për United, pasi Nico Paz kaloi Comon në avantazh që në minutën e dytë. Në pjesën e dytë, Anastasios Douvikas dyfishoi shifrat në minutën e 49-të, ndërsa Nico Paz realizoi golin e tretë në minutën e 57-të, duke vulosur një paraqitje fantastike personale.
Në minutën e 76-të, Jacobo Ramón shënoi golin e katërt për skuadrën italiane, duke e kthyer mbrëmjen në një makth për anglezët. Joshua Zirkzee arriti të shënonte golin e nderit për Manchester United në minutën e parë shtesë, por pa ndryshuar fatin e takimit.
Kjo fitore përbën një rezultat të jashtëzakonshëm për Comon, e drejtuar nga Cesc Fàbregas, ndërsa humbja shton presionin mbi Michael Carrick dhe skuadrën e tij.




