Një aksident tragjik i ka marrë jetën 3 anëtarëve të një familje shqiptare në Greqi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Domokous. Mësohet se makina ku udhëtonte familja shqiptare është përplasur kokë më kokë me një kamion me çisternë.

Mediat greke raportojnë se për pasojë nga përplasja fatale kanë ndërruar jetë babai 46-vjeçar, gruaja e tij 43 vjeçe dhe vajza e tyre, 22 vjeçe. I vetmi i mbijetuar, është djali 17-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ai është shtruar në spitalin e Lamias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *