Një person ka humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur këtë të dielë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka  ndodhur në Rubik.

 

Informacionet bëjnë me dije se një minibus i një agjensie turistike me drejtues K.M.,është përplasur me automjetin tip  “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

 

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *