6 persona, mes tyre dy fëmijë mbeten te plagosur në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30, kur tre automjete, dy prej tyre me targa të Kosovës u  përplasen mes tyre. Sipas policisë si pasojë e goditjeve, u lënduan drejtuesi dhe një pasagjer në makinën tip Volkswagen dhe katër persona që ndodheshin në mjetin tip Opel. Për shkak të plagëve të marra tre prej të plagosurve u sollën në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa tre të tjerët, përfshi dy fëmijët u transportuan në spitalin e Rrëshenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti bllokoi për disa minuta qarkullimin në Rrugën e Kombit. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *