Subscribe

Anëtarët e KQZ-së të propozuar nga LSI dhe opozita, kanë bashkuar votat për të mos i hequr mandatin e kreut të Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj. Vendimi u morr pasi u shqyrtua relacioni i Prokurorisë së Përgjithshme, mbi prekshmërinë ose jo të kryebashkiakut nga ligji për Dekriminalizimin.

 

Në formularin e vetdeklarimit, Kapllanaj pranonte se në vitin 2004 ishte dënuar në Itali me dy vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë.

 

Palët në KQZ u bashkuan në fuqinë prapavepruese të ligjit me 10 vjet për rehabilitim. Për Denar Bibën afati përfundonte në vitin 2016, ndërkohë që për kreun e KQZ-së Zguri, kjo çështje ishte shqyrtuar më parë nga KQZ dhe Kapllanaj nuk ishte gjetur në shkelje të ligjit.

 

Në debat u përfshinë edhe përfaqësuesit politikë të PS-së dhe PD-së.

 

Para nisjes së mbledhjes, Sekretari I Përgjithshëm I PS-së Taulant Balla, kishte kërkuar KQZ-së të respektonte ligjin dhe të vendoste për heqjen e mandatit të kryebashkiakut Kapllanaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *