Agjenti 79-vjeçar në pension i CIA-s, Malcom Howard, ka bërë disa deklarata tronditese lidhur me ngjarjen qe ndryshoi boten, sulmet e 11 shtatorit 2001, ndersa u shpreh se “Kullat Binjake” u rrezuan me shperthim te kontrolluar. Keto qendrime agjenti i CIA-s i ka mbajtur pak pas daljes nga nje spital në Nju Xhersi ku iu komunikua se ai ka edhe disa javë jetë.

 

I trajnuar si inxhinier civil, Howard u bë një ekspert eksplozivësh pasi u përzgjodh nga CIA në fillim të viteve 1980. Howard thotë se ka përvojë të gjerë në mbjelljen e eksplozivëve si në artikuj të vegjël si ndezësit e cigareve, ashtu edhe në zona të mëdha si “ndërtesat 80 katëshe”.

 

79-vjeçari nga Nju Xhersi thotë se ka punuar në operacionin e CIA-s të quajtur “shekulli i ri”, midis majit të vitit 1997 dhe shtatorit të vitit 2001, gjatë një kohe kur ai thotë se CIA “ende merrte urdhra nga lart.” Ai ishte pjesë e një qelize prej 4 punonjësish të ngarkuar për të siguruar që prishja të ishte e suksesshme.

 

Howard thotë se operacioni i World Trade Centre 7 është unik në mesin e shkatërrimeve të tij, pasi është shpethimi i vetem i kontrolluar për të cilin askush nuk duhej te kishte dijeni. Ai pretendon se nuk kishte asnjë problem të mashtronte në atë kohë, sepse “kur je patriot, nuk e vë në dyshim motivimin e CIA-s ose Shtëpisë së Bardhë. Ti supozon se qëllimi më i madh është për një të mirë më të madhe. Ata zgjedhin njerëz të mirë, besnikë si unë, që më thyhet zemra kur i dëgjoj të flasin gënjeshtrat e tyre.”

 

Por ai pranon se tani, ndërsa sheh pas, “diçka nuk shkonte.” “Asnjë e mirë nuk ka ardhur nga kjo. Kjo nuk është Amerika që kemi parashikuar.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *