Me kalimin e viteve dhe me shtimin e viteve mbi supe, njeriu humb humorin që mund ta karakterizojë dhe bëhet më serioz. Por ky nuk është rasti i Adele-s.

 

 

Artistja britanike ka festuar ditën e djeshme 29-vjetorin dhe sot ka falënderuar të gjithë fansat e jo vetëm për urimet e tyre.

 

 

Sigurisht, nga Adele nuk presim një urim normal e serioz, sepse nga ajo ose do qajmë ose do qeshim me të madhe. Këtë herë na ka ndodhur kjo e fundit.

 

 

Këngëtarja e “Someone like you” ka shpërndarë në Twitter dhe në rrjetet e tjera sociale një kolazh fotosh ku shfaqet mjaft e vjetër, gati në të 60-at dhe shkruan: “Për pak 30 vjeçe! Faleminderit për urimet e përzemërta! Shihemi së shpejti!”.

 

 

Kaq na mjafton për të treguar se Adele nuk ka frikë nga plakja dhe mirë bën se nuk ka nga t’ia mbajë fundja!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *