Si kundërpërgjigje për presidentin Ilir Meta, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka propozuar një ligj që fut në kornizë institucionin e Presidencës. Lleshaj tha se një ligj i tillë duhet për të ndalur ç’rregullimin, sipas tij, të Ilir Metës. Ministri theksoi se ka ardhur koha që të respektohet Republika Parlamentare.

 

“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet. ‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik.”

 

Propozimi i Sandër Lleshajt erdhi pas kërcënimeve të presidentit se më 2 mars do të dalë në ballë të protestave kundër grushtit të shtetit. Një plan i tillë vuri në lëvizje edhe ambasadoren Yuri Kim, e cila u vajti në zyrë Ilir Metës, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Ajo kërkoi që krerët politikë të tregojnë pjekuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *