Subscribe

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh për të gjithë ata që gjatë ditëve të fundit kanë kritikuar reformën në drejtësi. Nga Pusteci, ku mori pjesë në “MIK FESTIVAL” diplomatja amerikane sqaroi se pavarësisht ritmit të ngadaltë të reformes, shqiptarët nuk duhet t’iu besojnë atyre që deklarojnë se ajo nuk ka sjellë asgjë në sistemin e drejtësisë.

 

“Une mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, më ngadalë se çfarë do të donim, por është padyshim duke ecur perpara.  Mendoj se njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, njerezit duhet te kerkojne me shume nga qeveria, nga njerezit qe ata kane zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë te shtyjne përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë.”

 

Ambasadorja ka preferuar t’iu shmanget deklaratave për arrestime të peshqve të mëdhenj.

 

“Une jam diplomate, kaq. Unë nuk jam një prokurore, nuk jam një peshkatare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata.”

 

Por, përtej reformës në drejtësi, diplomatja amerikane vlerësoi kulturën shqiptare dhe bukurinë e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *