E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

A jeni i lumtur si zëvendës i Gazment Bardhit? Belind Këlliçi flet “pa dorashka” në QUO VADIS

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi i ftuar në QUO VADIS të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar zgjedhjet e fundit në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat ku u caktua kryetari i grupit dhe nënkryetari i Kuvendit.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a është i lumtur që do të jetë si zëvendësues i Gazment Bardhit në grupin parlamentar, Këlliçi tha se nuk kishte pritshmëri dhe as emocion, por do të punojë fort për të justifikuar pozicionin.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A je i lumtur si zëvendës i Gazment Bardhit?

Reklamë

Këlliçi: Nuk kisha asnjë lloj pritshmërie, nuk kam asnjë lloj emocioni. Do të bëj maksimumin tim për të justifikuar votbesimin e deputetëve.

Borakaj: Si tu duk qendrimi i Bujar Leskajt, dhe a kishte të tjerë?

Këlliçi: Edhe në debatet më të nxehta, jamë munduar të jem i kujdeshshëm për komentimin e kolegëve. Te kolegët nuk dua të thyej rregullin. Çdo koleg ka mendimin e  vet, ka qendrimin personal, ka votën në fund të ditës. Mund të kemi qendrime të ndryshme, por e bukura e PD kjo është.

Borakaj: Do të të pëlqente të ishe ti kryetar grupi?

Këlliçi: Nuk kam punuar për atë ambicie.

Bregu: Nuk është vetëm qeveria që nuk bëri ndryshime, por dhe PD mbeti në stanacion.

Këlliçi: Statuti i PD parashikon që një nga nënkryetarët zgjidhet kryetar i grupit parlamentar dhe një tjetër nënkryetar i Kuvendit. PD ka katër nënkryetarë dhe dy prej tyre duhet të ishin në këto pozicione.

Borakaj: kishte një garë mes këtyre katër emrave?

Këlliçi: Nuk ka patur garë, ka aptur një dakordësi dhe këtu nuk ka problem.

Vazhdo të lexosh

Reklamë