Subscribe

Një tjetër iniciativë për dhënien e te drejtës së votës 16 vjecarëve ka nisur në vendin tonë. Ndryshe nga hera e parë kur ishin forcat politike ato që e propozuan por nuk arritën të gjenin kompromisin mes tyre, këtë herë janë organizatat e shoqërisë civile të cilat kërkojnë këtë gjë nëpërmjet një peticioni, që pritet të dorëzohet në kuvend në ditët në vijim.

 

Altin Hazizaj, kreu i qendrës për të drejtat e fëmijëve, që ka propozuar këtë ndryshim, shprehet se kërkesa lidhet me të drejtat bazë të individit dhe se 16 vjeçarët kanë pjekurinë për të votuar.

 

Një mbështetës i kësaj nisme është edhe ish-kreu i KQZ.

 

Por nga ana tjetër, sociologët dhe psikologët janë kundër kësaj nisme.

 

Edhe qytetarët të moshave madhore, si dhe vetë16 vjeçarët kanë qëndrime të ndryshme për këtë çështje.

 

Kërkesa e Shoqërisë civile për dhënien e të drejtës së votës 16 vjeçarëve duke ndryshuar Kodin Zgjedhor, parashikon zbatimin e saj në zgjedhjet lokale 2019 nëse miratohet nga kuvendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *