Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”, konfirmoi se kreu i Partisë së Lirisë, i ndodhur në burg Ilir Meta do të jetë në listat e sigurta të PD për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha theksoi se Meta do të jetë deputet i Parlamentit në seksionin e ardhshëm në shtator.
Lexo edhe :
Berisha: Ai do të ketë mbështetjen, por a mund të bëjë fushatë ai nga burgu?! Ai do të jetë deputet në parlament, Edi Rama do të jetë aty ku e meriton, do të ekstradohet.
Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje. Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.
Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha. Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra.
/vizionplus.tv






