Fituesi i “Ferma Vip 2”, Big Basta, ka rrëfyer pengun e tij më të madh që i ka mbetur nga eksperienca në Fermë.
Për Living Room, ai rrëfeu se mungesa në ditëlindjen e djalit të tij më 29 maj ishte ndoshta sakrifica më e madhe që iu desh të bënte gjatë qëndrimit në fermë, një moment që e kishte përjetuar për herë të dytë, pasi edhe më parë kishte qenë larg familjes në një datë kaq të rëndësishme.
Big Basta: I vetmi peng që më ka mbetur nga Ferma, është ditëlindja e djalit që nuk arrita dot ta festoja me djalin. Ishte data 29 maj. Ishte peng i madh, nuk isha prezent me të. Ishte e dyta herë. Hera e parë ishte kur ndodhesha në Zelandë dhe hera e dytë ndodhi te “Ferma”./vizionplus.tv





