Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
15 June 2026
Vizion fokus

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci....

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje:...

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë...

Burg për drejtuesit e “Bankers”/ Shkaktuan miliona euro dëm me mospagimin e taksave

5 Korrik 18:13

Të nëntë personat e arrestuar si përgjegjës për një nga skemat më të mëdha të evazionit fiskal me kompaninë “Bankers Petroleum”, mbetën në qeli. Vendimi u dha këtë të shtunë nga Gjykata e Fierit, në një seancë maratonë prej 8 orësh.

Operacioni i ndërmarrë me urgjencë nga prokuroria e Fierit gjatë kësaj jave çoi në arrestimin e disa zyrtarëve të kompanisë, përfshirë drejtorin ekzekutiv të saj, shtetasin kinez Hongping Xiao, dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo, të cilët do të qëndrojnë në masën shtrënguese arrest në burg.

Sipas organit të akuzës për 20 vjet më radhë, “Bankers Petroleum” ka raportuar humbje të vazhdueshme, pavarësisht të ardhurave të mëdha nga shitjet dhe eksportet e naftës bruto, me qëllim të përfitonte nga skemat e rimbursimit të TVSH-së.

Sipas Prokurorisë së Fierit, përgjatë dy dekadave shoqëria ka realizuar shitje me vlerë rreth 532 miliardë lekë, por ka deklaruar shpenzime të fryra, duke raportuar humbje prej mbi 11.7 miliardë lekësh në total.

Kjo ka rezultuar në mospagimin e tatim-fitimit për dy dekada dhe, njëkohësisht, në përfitime të padrejta përmes rimbursimeve të TVSH-së, duke shkaktuar një dëm të madh prej miliona eurosh në buxhetin e shtetit.

Hetimet, të cilat kanë zgjatur për rreth 6 muaj dhe janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor bënë ndërhyrje emergjente në kompani për shkak të rrezikut të prishjes së provave apo të largimit të mundshëm.

Kur hetuesit tatimorë dhe oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në ambientet e Bankers Petroleum u perballen me rezistencën e punonjësve, ndaj u desh hyrja me forcë. Megjithatë hetuesit arritën të vënë nën sekuestro serverat e brendshëm të kompanisë dhe dokumente me vlerë për procedimin.

Në total Prokuroria e Fierit lëshoi 14 fletëarreste për pesë akuza. Ndaj tyre dhe personave të tjerë rëndojnë akuza të rënda si: falsifikimi i dokumenteve tatimore, fshehja e të ardhurave, pastrimi i parave, dhe shpërdorimi i detyrës.

Posted Under:
Ekonomi Kronike Kryesoret
Tagged:
Bankers burg Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci. Arsyet pse ikin të rinjtë

më shumë...

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk ka punëtorë? Përgjigjet eksperti

më shumë...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

më shumë...

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:42

Kush është në listë?/ Këto tre shenja...

10:34

Pa flluska në këmbë gjatë verës/ Metoda...

10:19

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe...

9:44

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

8:54

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk...

8:43

Pagat po rriten se ka zhvillim apo...

8:12

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

8:06

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i...

7:02

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për...

6:50

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi...

6:24

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump...

5:57

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në...

5:41

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë...

5:05

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6...

4:33

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald...

4:14

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron...

4:06

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit,...

3:15

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues...

3:13

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik...

3:08

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Kush është në listë?/ Këto tre shenja horoskopi janë më të m...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.