Eksperti italian i merkatos, Xhanluka Di Marcios, e ka bërë fakt transferimin e mrojtësit Ardian Ismajli te Torino.
Sipas tij Ismajli sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e “granatave”.
Ismajli është aktualisht pa skuadër. Mbrojtësi mbylli sezon të shkëlqyer individualisht në Seria A, por skuadra e Empolit nuk ia doli të mbijetojë.
Për Ismajlin janë përfolur disa skuadra, që e kërkojnë. Ndër të tjera ishin Bolonja dhe Verona në Seria A, ndërsa Beshiktash e dëshironte Ismajlin në Turqi.





