Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon skenarin e...

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca: Nuk merret...

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë, aktivisti në...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

E frikshme, gjarpri futet brenda një biznesi në Fier

Largimi i Marjana Koçekut nga PS, a do t’i...

Kush po e organizon protestën? Përgjigjet Muçi, tregon çfarë...

“Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i patronazhistëve ka...

Shpalljet non-grata dhe linçimi publik, Muçi: Qëllim për të...

Çfarë ka arritur protesta deri më sot? Muçi në...

Bylykbashi në Komisionin e Stabilizim-Asocimit: Zgjedhjet e 11 majit u manipuluan, institucionet janë të kapura nga pushteti

19 Qershor 13:31

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi  në takimin e 19-të të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (SAPC) BE-Shqipëri u ndal te zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Bylykbashi akuzoi pushtetin se ka kapur institucionet në vend dhe tha se nuk ekziston asnjë institucion i pavarur.

Bylykbashi: Ndjej detyrimin të ndalem mbi atë që sapo tha z. Goga, se zgjedhjet tani janë në një fazë ku po shqyrtohen nga institucione të pavarura, sipas tij, të krijuara nga ligji kushtetues. Por të gjithë e dimë që në Shqipëri këto institucione nuk janë të pavarura. Nuk është kështu vetëm për çështjen e zgjedhjeve, në fakt, nuk ka asnjë institucion të vetëm të pavarur në vend. Kjo ndodh sepse partia në pushtet ka arritur të kapë çdo institucion.

Deputeti i PD-së tha se zgjedhjet nuk u zhvilluan konfrom ligjit, pasi sipas tij, u shkel ligji nga qeveria.

Bylykbashi: Ligji parashikon një sërë garancish dhe kufizimesh për pushtetin, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë demokratike. Por në realitet, ajo që ndodh është një shkelje e hapur dhe e përsëritur e ligjit nga qeveria, si dhe dështimi i institucioneve ligjzbatuese për të vepruar, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, prokurorinë, si atë të zakonshme, ashtu edhe SPAK-un, dhe gjykatat. Kjo ka bërë që kryeministri dhe qeveria e tij të veprojnë tërësisht të papenguar, duke përdorur burimet shtetërore dhe duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të ushtruar presion dhe për të frikësuar votuesit. Këto nuk janë thjesht opinione, janë fakte të dokumentuara nga OSBE dhe Parlamenti Evropian.

Ai akuzon policinë dhe institucionet e tjera se nuk reaguan ditën e zgjedhjeve, pasi pretendon se në qendrat e votimit ishte i pranishëm krimi.

Bylykbashi: Zgjedhjet e 11 majit 2025 ishin një ditë që tregoi se sa i pranishëm është krimi në Shqipëri. Kriminelët ndodheshin hapur para çdo qendre votimi, dhe nuk pati asnjë reagim nga policia, prokuroria apo institucionet e tjera. Dhe kjo nuk është opinion, është raportuar, është shkruar, është parë.

Sipas tij, procesi legjislativ nuk garanton interesin publik, por i shërben kryeministrit dhe rrethit të tij të ngushtë. Ai thekson se ligjet ndryshohen me shpejtësi dhe pa transparencë kur i leverdis qeverisë, ndërsa ndodh e kundërta për interesin e qytetarëve.

Bylykbashi: Procesi legjislativ nuk ofron asnjë garanci që ligjet miratohen për interes publik. Ai u shërben plotësisht interesave specifike të kryeministrit dhe njerëzve të afërt me të. Ligjet mund të ndryshohen shpejt e pa konsultim kur kjo i nevojitet qeverisë, por kurrë për interesin e qytetarëve. Po, Shqipëria mund të duket mirë në letër, por realiteti është i dhimbshëm. Nëse pyet qytetarët që përballen çdo ditë me sistemin e drejtësisë, mbi 90% do të thonë se reforma ka dështuar. Mund të vazhdojmë të themi se ishte sukses, por njerëzit do vazhdojnë të vuajnë diçka që ishte menduar për të qenë në shërbim të tyre.

Posted Under:
Politike
Tagged:
bylykbashi

Nga e njëjta kategori

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon skenarin e protestës: Të bllokojmë Parlamentin!

më shumë...

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca: Nuk merret me hallet e popullit, por krijon fabula nga rrjetet sociale

më shumë...

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë, aktivisti në QUO VADIS: U ndjeva i intimiduar dhe i përdorur!

më shumë...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:36

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon...

10:23

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca:...

10:14

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë,...

10:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:52

E frikshme, gjarpri futet brenda një biznesi...

9:45

Largimi i Marjana Koçekut nga PS, a...

9:35

Kush po e organizon protestën? Përgjigjet Muçi,...

9:33

“Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i...

9:23

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

9:22

Shpalljet non-grata dhe linçimi publik, Muçi: Qëllim...

9:18

Çfarë ka arritur protesta deri më sot?...

9:14

Tmerr në ajër, piloti pëson krizë epileptike...

8:45

Anija cisternë goditet nga një raketë e...

8:32

Tërmeti në Venezuelë/ Ushtria amerikane mobilizohet në...

8:05

Ukraina godet depo nafte e ura strategjike

7:39

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale...

7:15

Dita e 26-të e protestës, nis grumbullimi...

6:51

Andy Burnham mund të marrë drejtimin e...

6:50

Protesta/ Bllokuan qarkullimin gjatë marshimit në rrugët...

6:31

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

Më të klikuarat

  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Frikë për 100 mijë të vdekur në Venezuelë, lagje të rrafshua...
  • Daja godet me thikë nipin në Sukth, 25-vjeçari përfundon në...
  • Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë të përqe...
  • Plagosi me thikë 3 persona, mes tyre babë e bir, arrestohet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.