Një 59-vjeçar nga Maliqi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.
59-vjeçari, S.B. ka rënë në prangat e policisë. Ai ishte banues në të njëjtin pallat me familjen e vajzës së mitur.
Lexo edhe :
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë banesës së të miturës, në momentin kur ajo kishte dalë për të hedhur mbeturinat. 59-vjeçari dyshohet se e ka ndjekur nga dritarja dhe më pas e ka ngacmuar fillimisht me fjalë. Situata ka përshkallëzuar kur vajza është kthyer për në banesë, ku i dyshuari e ka ndaluar dhe prekur në mënyrë të papërshtatshme në disa pjesë të trupit.
Menjëherë pas ngjarjes, nëna e të miturës është drejtuar në Komisariatin e Policisë Maliq dhe ka bërë kallëzim zyrtar. Në prani të psikologëve të strukturave të mbrojtjes së fëmijëve, vajza 12-vjeçare ka rrëfyer ngjarjen në detaje, duke përforcuar dyshimet për abuzim seksual.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, ndaj të cilit rëndon akuza për “Ngacmim seksual ndaj të miturës që nuk ka mbushur moshën 14 vjeç”, vepër penale e parashikuar nga neni 108/b i Kodit Penal.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal në Maliq.
/vizionplus.tv






