Sot, regjisorin e mirënjohur shqiptar Leka Bungo e ka ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e trishtë e ka ndarë vajza e tij, Alba Bungo, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.
Në mesazhin e saj të ndjerë, Alba shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e të atit, duke e cilësuar këtë moment si më të rëndin e jetës së saj.
Lexo edhe :
Related Posts
“Luftove me sëmundjen më të rëndë të shekullit dhe humbe! U prehsh në paqe dhe faleminderit që ishe babai im,” shkruan ajo, duke i dhënë një mirupafshim të përjetshëm figurës së dashur atërore.
Leka Bungo do të kujtohet si një nga emrat më të rëndësishëm të regjisurës dhe kulturës shqiptare.
Postimi i plotë i Alba Bungos:
Sot me duhet te bej gjene me te rende te jetes time. Te te them ty mirupafshim perjetesisht. E kujt? Atij qe desha me shume ne dynja, atij qe me mesoi cdo gje, atij qe me falte cdo gje, atij qe i besoja cdo gje. I shtrenjti im qe jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk te therrisja mbret.
Luftove me semundjen me te rende te shekullit dhe humbe! U prehsh ne paqe dhe faleminderit qe ishe babai im. Krenare gjithmone pafundesisht per ty, mirenjohese perulesisht per cdo gje qe me mesove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria me e madhe ne dynja.
Njerezit e medhenj jetojne ashtu sic jetove ti! E deshe dhe e respektove jeten ashtu sic vetem ti dije. Lamtumire deri sa te takohemi sic vetem ne te dy dinim. Ah sa te dua i vogli im! U prehsh ne paqe bashke me engjëjt, engjëlli im!

/vizionplus.tv






