Izraeli dhe Hamasi vijojnë akuzat ndaj njëri tjetrit për luftën në Gaza, teksa qindra mijëra njerëz, përballen çdo ditë me jetesën e vështirë në tendat që janë kthyer tashmë në shtëpitë e tyre.
Tendat tani shtrihen në pothuajse çdo cep të Qytetit të Gazës, duke zëvendësuar ndërtesat dhe lagjet e bombarduara. Shumë prej tyre janë të shënuara me logot e agjencive të OKB-së ose organizatave të tjera të ndihmës.
Palestinezët tregojnë për Associated Press se përballen çdo ditë me kushte jot ë mirë: pluhuri që ngrihet nga çdo anë dhe zhurma që i lë çdo natë pa gjumë. Ata kërkojnë vetëm një strehë të sigurt për fëmijët e tyre.
Ndërkohë në terren dhe në distancë, Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëra tjetrën se qëllojnë ndaj civilëve. Zëvendësministrja e Jashtme izraelite Sharren tha grupi militant palestinez ka qëlluar mbi civilët.
Zyrtarët dhe dëshmitarët palestinezë të shëndetësisë thonë se forcat izraelite qëlluan mbi njerëzit ndërsa ata po shkonin drejt një vendi për shpërndarjen e ndihmave të martën, duke vrarë të paktën 27 persona, në incidentin e tretë të tillë brenda tre ditësh.





