KQZ ka publikuar rezultatet për bashkinë e Vorës, ku ditën e djeshme u votua elektronikisht.
Edhe pse rezultati pritej të publikohej menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, KQZ vendosi mospublikimin e tij pas një kerkese të bërë nga PD.
Vendimi u cilësua arbitrar nga Partia Socialiste.
Sipas rezultatit zyrtar, PS ka fituar në këtë bashki me 8082 vota (57.09 %), ndjekur nga PD me 4803 vota (33.93 %).
Në vend të tretë renditet PSD me 330 vota, ndërsa në vend të katërt Partia Mundësia me 313 vota.

Vizion Plus do t’iu sjellë në kohë reale 24 orë gjithçka nga zgjedhjet parlamentare të 11 majt, rezultatet live, ndarjen e mandateve, votat për kandidatët dhe votën e diasporës përmes platformës së mëposhtme.
GJITHÇKA NGA ZGJEDHJET 2025/ REZULTATE LIVE/ EMRAT E KANDITATËVE





