Nur është surprizuar në spektaklin e kësaj të hëne në Ferma VIP nga vëllai i saj Muhamedi. Muhamedi e priti fermeren në Arenë, pasi ajo tregoi historinë e jetës së saj.
Nur tregoi se ndihet shumë mirënjohëse dhe falënderuese për familjen e saj të bashkuar si dhe për sakrificat që ka bërë Muhamedi për t’u kujdesur për të.
Ndërkohë, vëllai i fermeres i dha këshillat e nevojshme dhe u shpreh se ndihet shumë krenar me rrugëtimin e Nur në izolimin e Ferma VIP 2.
Pjesë nga biseda:
Luana: Si të është dukur Nur?
Muhamedi: Më shumë se perfekt. Jemi shumë të kënaqur. Gjithë Kosova është me ty.
Nur: Rëndësi ka që ti je krenar për mua. Këtu jam të tregoj që Muhamed ka rritur motra shembullore.
Muhamedi: Rri e qetë, duro. Kush duron fiton.
Luana: Nga 1-10 sa krenar je me Nur?
Muhamedi: 12. jemi shumë krenar.
/vizionplus.tv





