Studiuesi Taulant Muka i ftuar në Quo vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus ka komentuar situatën politike dhe programet elektorale.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se kush nga politikanët ka bërë plagjiaturë, Muka tha se po të shohësh janë të njëjtët figura, dhe e njëjta moto, kopjo dhe mos prodho.
Ai tha se as në kampin opozitar nuk sheh figura me intelekt, por thejshtë njerëz të fryrë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Nga gati 539 kandidatë në lista sa prej tyre kanë plagjiaturë?
Muka: Janë shumë.
Borakaj: Po ata të listës së mbyllur?
Muka: Duken vetëm ata që janë publikë, ministra apo kryetarë bashkie, tregon vizion që kanë për arsimin, merr kopjo. Këto 12 vite janë larguar pjesa krijuese dhe intelektuale, që duhen dekada për ta rikrijuar. Nuk i kemi kushtet si SHBA apo Britania të tërheqim kapitalin. Nga ana tjetër kemi një opozitë, ku nuk ka asnjë shkencëtar apo inovator, ndonjë që ka luftuar ndonjë sistem arsimor të drejtë. Shoh figura në PD që trumbetohen njerëz me karrierë të dyshimtë, fëmijë të ish-deputetëve etj, që tregon ende një riciklim të të njëjtit model. Nuk ka gjë të keqe të jesh fëmijë ish-deputeti apo ish-ministri, por kur nuk ka riciklim ky kthehet në problem. Kemi tre kryeministra, dy prej tyre kanë qenë presidentë që i kaën marrë shumë kësaj toke. Kemi një studim të fundit ku dolëm më pak inteligjentët në rajon.
Borakaj: Ne mendojmë se jemi popull i zgjuar.
Muka: Në Shqipëri ka folklorizëm, dhe folklorizmi ecën aty ku niveli i dijes nuk është në nivelin e duhur. Qytetarët shqiptarë u vlerësuan si më pak inteligjentët në Europë. Po të shikosh raportet ndërkombëtare ka të bëjë me mungesën e kapitalit profesional. Kur kapitali largohet kthehet në shuplakë. Në këtë kontekst shoh kryeministrin që nxori një video për një tjetër hekurudhë, ndërsa shihja një postim të një gazetari tregonte se si Enver Hoxha për 10 muaj ndërtoi hekurudhën Tiranë-Durrës.





