Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë takimit me kandidatët për deputet në qarkun e Elbasanit, u ndal edhe te kundërshtarët politikë.
Gjatë ditëve të fundit, shefi i qeverisë dhe kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha kanë shkëmbyer replika në distancë. Rama e ironizoi sërish duke e quajtur “njeri të përsosur” pasi gjumin e mban vetëm për vete dhe person që ka lindur me këmishë.
Lexo edhe :
Related Posts
Rama: Luli nuk evoluon sepse është i përsorur dhe nuk ka çfarë evoluon. I lindur i përsosur. Një njeri i cili gjumin e do aq shumë sa e mban për vete është i përsosour. Ka njerëz që thonë lindin me këmishë, Luli ka lindur me këmishë nate. Nuk janë të gjithë kështu, një është ai.
Sa i takon largimit të deputetit demorat Dashnor Sula nga PD pas vendimit të Berishës për të mos e futur në listë të mbyllur, Rama mesa duket i la të hapur derën për t’u bashkuar me Partinë Socialiste.
Rama: PS është një shtëpi e hapur, nuk është një shtëpi ku duhet të japësh provim a e di a s’e di programin. Këtu ne kemi të kuq, rozë, pak më bojëqielli. Jemi të hapur edhe për blunë. Rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë. Jemi këtu për t’i thënë të gjithëve mirëse të vini. Përveç salamandrave të kënetës dhe kukumjaçkave, ata nuk kanë vend këtu. Dash Sula duhet të hyjë në një proces se mund të jetë një ditë edhe Dash Sula. Por për momentin duhet të dezinfektohet. Duhet të heqë morrat e kënetës./vizionplus.tv






