2025 ka nisur me një shtrëngim të rregullave për dhënien e kredive nga institucionet financiare jo bankare, kryesisht për ato në shuma të vogla. Kjo për shkak të rregullave të reja të miratuara nga banka e Shqipërisë.
Por këto rregulla duket se kanë dhënë efektet e para në treg. Shoqata e mikrofinancës raporton një rritje të refuzimeve për shkak të kushteve të reja.
“Ajo çfarë ne shohim në këtë fillim viti është se kërkesa për të marrë kredi, sidomos ato në shumë të vogla vijon të jetë e lartë. Por në raport me janarin e viti të kaluar ne kemi një rritje të refuzimeve në masën 10-15 %. Kjo do të thotë se janë refuzuar ata që bien ndesh me rregullat e reja, ata që nuk garantojnë të ardhura të qëndrueshme“, -tha Isaj në emisionin E-ZONE
Të dhënat flasin se tregu i mikrofinacës i shërben afro 250 mijë individëve dhe familjeve, një shifër kjo që tregon nevojën e lartë që kanë familjet shqiptare për të marrë borxh.
Ne jemi në pritje për të parë ecurinë e mëtejshme pasi, banka e Shqipërisë ndërmori dhe një vendim për të ulur normën maksimale të interesit. Thënë këtë ne mendojmë se ulja e mëtejshme e normave do ti bëjë kreditë edhe më të leverdishme,duke kompensuar boshllëkun që do të vijë nga refuzimet.
Kërkesat më të mëdha nga ana e individëve janë për shumat deri në 200 mijë lekë. Hua të tilla shërbejnë për të plotësuar nevojat e familjeve për shpenzime mujore.





