Përfundon pas hekurave një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, Safet Bajri.
Arrestimi i tij, u bë me urdhër të Prokurorisë Antikorrupsion, e cila dyshon se ai ka gisht në vrasjen e 10 gushtit të 2018 të Fatbardh Licit. Safet Bajri u shoqërua fillimisht në Policinë e Shkodrës dhe më pas është sjellë nga forcat RENEA në Tiranë ku dhe do të merret në pyetje.
Lexo edhe :
Related Posts
Mësohet se ai është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç, ndërsa tre ditë më parë forcat speciale RENEA zbarkuan në lagjen ku ai banon për të kryer kontrolle.
Këtë të premte, SPAK, sipas burimeve, lëshoi urdhërarreste edhe për njerëzit e tij më të afërt, kushëririnBehar Bajrin dhe Astmer Bilalin.
Behar Bajri u ekstradua nga Franca në nëntor të dy viteve më parë pasi ishte kërkim ndërkombëtar për operacionin “Metamorfoza”, nën dyshimet se ka marrë udhrëra nga biznesmeni Pëllumb Gjoka për të ekzekutuar disa persona.
Edhe Astmer Bilali, është vënë në pranga më herët pas çkodimit të SKYECC, teksa këtë të premte, iu komunikua një masë e dytë arresti nën dyshimet se ka marrë pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit.
Ky I fundit u ekzektua me 10 plumba brenda një lokali nga një person I maskuar, teksa po pinte kafe. Asokohe grupi hetimor arriti në përfundimin se për ta vrarë Licin, atentatorët e kishin ndjekur për ditë me radhë dhe ishin të mirëinformuar për të gjitha lëvizjet e tij. Menjëherë pasi e qëlluan, autorët dogjën makinën e krimit në fshatin Dobraç, ndërsa ngjarja mbeti e pazbardhur pasi në zonë nuk ka pasur kamera sigurie.







