Safet Bajri, emri më i kërkuar i botës së krimit është arrestuar këtë të premte (21 shkurt).
Këtë të premte, SPAK, sipas burimeve, lëshoi urdhërarreste edhe për njerëzit e tij më të afërt, kushëririn Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.
Lexo edhe :
Related Posts
Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali janë arrestuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018, ngjarje për të cilën më herët Safet Bajri ka qenë i arrestuar dhe ka qenë në burg 15 muaj. Në atë koha çështja është pushuar për të për mungesë provash, ndërsa tani me sa duket SPAK ka siguruar prova të reja që e vënë sërish në akuzë.
Ekzekutimi i Fatbardh Licit:
Më 10 gusht të 2018-ës u vra Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i të fortit Sokol Lici dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustaf Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes së ish-policit Bërcana. Fatbardh Lici u vra teksa ndodhej në kafe në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit në periferi të qytetit, në lagjen “Kiras”. Viktima, 53-vjeç, ka qenë duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij.
Edhe pse policia mbante nën vëzhgim persona të konsideruar të rrezikshëm, do të vijonin të ndodhnin të tjera ngjarje.
Si nisen përplasjet mes fiseve Lici dhe Bajri dhe saga e përgjakshme që nga 2018
Më 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, dhe ende sot nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici, ndërsa mendohet se pasi janë zhdukur, janë vrarë.
Pa kaluar shumë ditë, vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej me kalin e tij në zonën e Livadheve, më 1 shtator të vitit të 2018. Arjan Ferracaku, pak minuta para se të vritej, kishte komunikuar me Astrit Bilalin dhe ky i fundit e kishte thirrur që të dalë me kalë, pasi Astriti do shoqëronte disa turistë nga Kosova në Liqenin e Shkodrës.
Më 14 nëntor po 2018 vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”.
Më 20 mars 2019 ndodh një tjetër vrasje, teksa ekzekutohet me 20 plumba Ferdinand Polia, por që është një vrasje që është zbardhur nga Policia dhe nuk ekziston asnjë lidhje me përplasjet e grupeve Bajri-Lici, por me disa ngjarje të ndodhura në Itali, ku viktima ka qenë pjesë e një grupi kriminal atje, 9 vite më parë, shkruan Vizionplus.tv.
Në shtator të 2019, pas fillimit të serisë së krimeve, policia ndërhyri duke arrestuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal “Bajri”. 12 persona përfshi Astmer Bilalin, djali dhe nipi i viktimave të atentatit të së shtunës, u arrestuan në Shqipëri, Hollandë, Belgjikë e Spanjë. Hamza Lici, vëllai i Ibrahimit, iu shtua kësaj serie hakmarrëse të nisur prej shtatë vitesh. /vizionplus.tv







