Janë publikuar videot tronditëse të momentit kur avioni “Canadair CRJ-90” u rrëzua pasditen e së hënës teksa ateronte në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.
Siç shihet në videot e postuara në rrjetet sociale, avioni me 80 persona në bord është përplasur në tokë, duke shkaktuar një shpërthim të vogël dhe duke bërë që avioni të përmbyset.
Lexo edhe :
Related Posts
Additional CCTV Footage from Toronto Pearson International Airport has been released, showing yesterday’s crash-landing of a Delta Air Lines CRJ-900LR operated by Endeavor Air, which amazingly resulted in only 15 Injuries. pic.twitter.com/PsaJGk4BVf
— OSINTdefender (@sentdefender) February 18, 2025
Pavarësisht rrëzimit dhe përmbysjes së avionit, nuk pati viktima në mesin e pasagjerëve.18 persona mbetën të lënduar, 3 në gjendje të rëndë. Ata janë një fëmijë dhe dy burra, njëri prej të cilëve 60 vjeç.
Pasagjerët në fluturim regjistruan skenat e kaosit që u shpalosën teksa ekuipazhi evakuoi avionin.
Insane Footage, showing Passengers evacuating the Delta Air Lines CRJ-900LR operated by Endeavor Air, that crash-landed and flipped earlier today at Toronto Pearson International Airport. Amazingly nobody was killed in the Crash, with only roughly 15 Injuries, most being Minor. pic.twitter.com/o36tFlBq9U
— OSINTdefender (@sentdefender) February 18, 2025
Shefi i zjarrfikësve të aeroportit tha se, megjithëse hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim, “pista ishte e thatë dhe nuk kishte erëra të forta”./vizionplus.tv






