E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Momenti i rrëzimit të avionit në Toronto, si shpëtuan pasagjerët

Janë publikuar videot tronditëse të momentit kur avioni “Canadair CRJ-90” u rrëzua pasditen e së hënës teksa ateronte në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

Siç shihet në videot e postuara në rrjetet sociale, avioni me 80 persona në bord është përplasur në tokë, duke shkaktuar një shpërthim të vogël dhe duke bërë që avioni të përmbyset.

 

Pavarësisht rrëzimit dhe përmbysjes së avionit, nuk pati viktima në mesin e pasagjerëve.18 persona mbetën të lënduar, 3 në gjendje të rëndë. Ata janë një fëmijë dhe dy burra, njëri prej të cilëve 60 vjeç.

Pasagjerët në fluturim regjistruan skenat e kaosit që u shpalosën teksa ekuipazhi evakuoi avionin.

Shefi i zjarrfikësve të aeroportit tha se, megjithëse hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim, “pista ishte e thatë dhe nuk kishte erëra të forta”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë