Deputetja Klotilda Bushka, e cila është nën hetim nga SPAK me akuzën se ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës lidhur me hetimet ndaj Erion Veliaj ka folur ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Deputetja socialiste pranoi se ka njohje me Veliajn dhe Xoxen dhe miqësi të vjetër me ta, por kurrë nuk ka interferuar në paligjshmëri, madje akuzat dhe lajmin e ka mësuar vetëm nga mediat.
Lexo edhe :
Related Posts
Ajo rrëfeu se vajza për të cilën flitet në dosje është kushërira e saj, ka lidhje gjaku, dhe është presionuar nga ana e SPAK dhe trysnuar nga institucioni i akuzës.
Bushka: Unë jo vetëm e njoh Ajola Xoxën por kam bashkëpunuar me të edhe para se të bëhesha deputete dhe ky është një fakt i ditur. Erion Veliaj është miku im i fëmijërisë dhe jam krenare për punën që kemi bërë. Jo pak herë kam qenë pranë Ajolës duke e mbështetur si mike dhe ish-kolege në nivelin njerëzor. Me Erionin kam folur më rrallë por i kam përcjellë besimin tim te e drejta, te drejtësia. I kanë marrë deklarat nën presion dhe i kanë detyruar të dëshmojnë kundër vetes. Kryetari i bashkisë së Tiranës është votuar tre herë nga qytetarët e qytetit për të bërë detyrat. Këto problematik nuk janë një rast i izoluar.
Përmendja e ime dhe e bashkëshortit tim, është e vërtetë. Bashkëshorti im ka një biznes në formën e personit fizik që ofron shërbime të teknologjisë së informacionit që prej vitit 2016. Dhe i ka faturuar një organizate jo fitimprurësve për shërbime hostimi me një kosto reth 16 euro në muaj, faturimi total arrin në shumë 112 mijë lekë, me faturë fiskale të paguar në bankë, të dokumentuara të gjitha. 112 mijë lekë. A kaq vlen dinjiteti dhe emri im? Si mund ta mendojë dikush një gjë të tillë?
Sa i përket akuzës pengim i së vërtetës. Po, unë e kam takuar vajzën në fjalë. Ina Goxhaj është kushërira ime. E kam këshilluar të thotë të vërteën. Nuk e kam penguar për asgjë. Unë jam e para që dëshiroj që e vërteta të zbardhet sa më parë. Unë kam mësuar se jam nën hetim nga shtypi. Nuk jam thirrur, nuk jam dëgjuar ndonjëherë.
Nga sa kam lexuar në media, kjo çështje është nisur nga një kallëzim anonim, duke hetuar jo për një vepër penale, por gjithë jetën e një personi./vizionplus.tv







