Elseid Hysaj do të rikthehet në skuadrën e Lazios për derbin me Romën. Mediat italiane bëjnë me dije se Hysaj do të jetë pjesë e skuadrës për këtë takim.
Ka qenë trajneri i Lazios, Baroni që ka dhënë njoftimin.
“A do ketë ndryshime në listë të dielën? Po. Me siguri do të jenë Hysaj dhe Basic që luajtën edhe në Kupë dhe punojnë me ne, duke na dhënë një ndihmë të madhe. Do të shfrytëzojmë këtë rregull, që të bëjmë këto ndryshime”, tha Baroni, duke iu referuar rregullores së Federatës, që lejon klubet e Seria A të grumbullojnë edhe futbollistët e përjashtuar gjatë periudhës së transferimeve. Hysaj është pjesë e Lazios që nga viti 2020, periudhë në të cilën erdhi nga Napoli”, tha Baroni.





