Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për grupin e kokainës së gjetur në Frakull të Fierit në nëntor të vitit 2022.
Në operacionin që u realizua nga SPAK në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze, u sekuestruan në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës së Farkulles Viktor Çervanaku, 400 kilogramë pleh kimik, i ardhur nga Mali i Zi në Shqipëri, që rezultoi i përzier me kokainë.
Gjykata e Apelit te Posaçëm ka dënuar me 89 vite burg grupin prej 10 personash. Për vendimet e dhëna është aplikuar për të gjithë të pandehurit ulja në masën e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Sipas Prokurorisë të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës.
Togat e zeza e cilësuan fajtor Nikolin Gjolena, i cili u dënua me 17 vite, por nga gjykimi i shkurtuar u dënua përfundimisht me 11.4 burg.
Viktor Cervanaku dënohet me 15 vite, përfiton 10 vite me gjykim të shkurtuar.
Enxhi Ferhati dënohet me 12 vite, përfiton 8 vite me gjykim të shkurtuar.
Klajdi Kodra dënohet me 17 vite, përfiton 11.4 vite me gjykim të shkurtuar.
Bledar Matoshi dënohet me 12 vite, përfiton 8 vite me gjykim të shkurtuar.
Denilson Çervanaku dënohet me 17 vite, përfiton 11.4 vite me gjykim të shkurtuar.
Zenel Çervanaku dënohet me 14 vite, përfiton 9.4 vite me gjykim të shkurtuar.
Redion Meshi dënohet me 14 vite, përfiton 9.4 vite me gjykim të shkurtuar.
Julian Malaj dënohet me 3 vite, përfiton 2 vite me gjykim të shkurtuar (për moskallëzim krimi), lirohet menjëherë.
Marildo Rona dënohet me 12 vite, përfiton 8 vite me gjykim të shkurtuar./vizionplus.tv





