Policia e Sarandës ka vënë në pranga një adoleshent. Sipas informacioneve, gjatë kotrollit 17-vjeçarit i është gjetur me vete lëndë kanabis sativa dhe nëj thikë.
Njoftimi:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një sasi cannabisi dhe një mjet prerës (thikë).
Sektori i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.





