Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se...

Izraeli sulme ajrore mbi Liban, humbin jetën 6 persona

Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani e...

Trump: Irani pritet të paraqesë propozim për marrëveshje me...

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një...

Donald Tusk thumbon Viktor Orban: Më në fund një...

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedimet...

Aksidenti me vdekje në Fushë Krujë, policia jep detaje...

Shtëpia e Bardhë: Witkoff dhe Kushner nisen nesër për...

Buxheti 2025, Eksperti Xhepa: Bonusi i mirë, por jo i mjaftueshëm, reforma e vetmja zgjidhje

18 Nëntor 20:44

Buxheti për vitin 2025 ka shkaktuar debat të fortë përgjatë gjithë ditës së hënë në Kuvendin e Shqipërisë, ku mazhoranca dhe opozita ndajnë mendime të ndryshme sa i përket shpërndarjes së parave për vitin e ardhshëm.

Sa i përket kësaj teme kaq të “nxehtë” në këtë fundviti, eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, në një lidhje me “Skype” me Edicionin Qendror të Lajme të orës 19:00 të moderuar nga Aleksandër Furxhi në Vizion Plus, ka komentuar shpërndarjen e zërave.

Xhepa tha se është krejt normale që palët të jenë të ndara sa i përket buxhetit, duke shtuar se qeveria  këtë viti është treguar mjaft konservatore pasi nuk ka përfshirë një paketë fiskale.

Sa i përket pjesës së rritjes së bonusit vjetor të premtuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare, Xhepa deklaroi se është një praktikë që ndihmon fuqinë blerëse.

Pjesë nga biseda:

Furxhi: Publiku dëgjon si gjithnjë në këto raste opinione diametralisht të kundërta, parashrimet e qeverisë dhe ato të opozitës. Cilat janë sipas jush tiparet kryesore të këtij buxheti?

Xhepa: Është normale që duke qenë një dokument politik, padiskutim që nuk ka patur kurrë dakordësi dhe konsesnsus. Është normale të kemi pikëpamje të kundërta. Sa i takon buxhetit të vitit 2025, vitit 2025 është vit elektoral, qeveria është treguar mjaft konservatore në kuptimin e mudndësisë për të rritur më shumë të ardhurat e buxhetit të shtetit, për herë të parë s’do kemi paketë fiskale, kemi rritje të investimeve publike, e cila tërësisht do të financohet përmes rritjes së defiçitit fiskal. Do të kemi një rritje të borxhit me 11 miliardë lekë, lekë që do të shkojnë për investime publike, duke bërë të kemi një total të investime me 6.2% të PBB. Sa i takon prioriteteve nuk ka risi të veçantë. Prioritetet kanë qenë të foksuruara te infrastruktura publike. Risi është inenvstimi në hekurudha dhe porte, ndërkohë që deri tani ka qenë investim i orientuar drejt invesitme rrugore, pasi deri tani ka qenë në segmente rrugore dhe aspekte të tjera. Sa i përket sektorit social mbetet njëlloj, pasi pollitika e re e pagave që ka filluar vitin e kaluar refkektohet e plotë në koston e vet në buxhetin 2025. Gjithë shtesa që shkon për arsim dhe shëndetësi i atribuohet politikës së re të rritjes së pagave.

Furxhi: Publiku kur flitet për buxhetin nuk shkon përtej pagave dhe pensioneve. Këtë vit jemi dëshmitarë përballë një debati publik, flitet shumë për pensionet, qeveria dhe kryeministri sot shpallën dyfishimin dhe trefishimin e bonusit për pensionistët. Si duhet kuptuar kjo rritje, a është një zgjidhje e mirëbazuar në financat e shtetit?

Xhepa: Sa i takon bonusit të fundvitit që ësshë një praktikë që zhvillohet prej vitesh, është një mënyrë për të kompensuar fuqinë blerëse që ka goditur rëndë rritjen e çmimeve gjatë viteve të fundit. Janë instutmente të mbështetjes sociale jo permanente, ku qeveria synon të ruaj fuqinë blerëse të pensionit në mënyrë të vazhdueshme. Vetëm indeksimi që ndodh është shumë i vogël për të kompensuar rënien më të fortë të fuqisë blerëse për shkak të normave të inflacionit, për të kompensuar rënien më të fortë që ka ndodhur për shkak të inflacionit. Dyfishimi dhe trefishimi i bonusit lehtëson barrën e fuqisë blerësve por nuk mënjanon nevojën për reformën e pensioneve dhe për të kuptuar se si duhet të mbrojmë fuqinë vlerëse të kësaj shtrese në mënyrë permanente.  Duhet thënë që me fushatën elektorale dhe me zgjedhje nuk janë permanente janë had hoc. Qoftë kjo skemë apo rrtitja që premtoi kryeministri në pranverën e vitit të ardshmën nuk janë instrumente permanente.

Furxhi: Pyetja e fundit ju e përmendtë më parë investimet publike. Si vjet investimet publike edhe këtë viti duket se janë fokusuar te infrastruktura rrugore, çfarë mendimi keni për këtë orientim të qeverisë?

Xhepa: Ne gjatë gjithë 30 viteve të tranzicionit kemi bërë gjithë sakrificën tonë përmes taksave për të përmirësuar infrastrukturen përmes rrjetit rrugor, pa diskutim dhe shërbimet me ujë. Ky lloj fokusimi prej kohësh duhet të kishte ndryshuar peshoren e saj duke u fokusuar gjithashtu dhe te infrastruktura sociale sepse kemi një lloj diskordance. Po meodernizojmë infarstrukturën rrugore fizike, por nga ana tjetër shumë pak kemi interes dhe kemi investuar për të zhvilluar kapitalin njerëzor për shëndetësinë dhe arsimin. /Vizionplus.tv/

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret
Tagged:
ekonomi Vizion Plus Xhepa

Nga e njëjta kategori

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

më shumë...

Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani e mohon: S’kemi planifikuar një takim!

më shumë...

Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy fermerët që shkojnë “kokë më kokë” në nominim

më shumë...

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur mendoi se do ndërronte jetë, sillej keq me mua

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:27

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri...

9:13

“Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë...

9:01

Izraeli sulme ajrore mbi Liban, humbin jetën...

8:46

“Kujdes me shpenzimet”, parashikimi i Horoskopit për...

8:40

Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata,...

8:29

Trump: Irani pritet të paraqesë propozim për...

8:24

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

1:28

Ermiona flet me emra pas daljes: Kush...

12:59

Moza për herë të parë në sfidë...

12:18

Emocionuese! Gresa takohet me babain, fermerja shpërthen...

12:11

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi...

11:31

“Nëse mbani Gresën në lojë, do dilni...

10:51

“Adioni  nuk po e respekton”, opinionistët: Takimi...

10:41

“Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia...

10:18

Aksident në Vermosh, një i plagosur

10:03

Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

9:45

Ferma VIP/ Tre konkurrentë në televotim, kush...

9:44

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb...

9:26

“E kam mbiemrin e rëndë unë”, Ermiona...

9:19

E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë...

Më të klikuarat

  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.