Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2026
Vizion fokus

Netanyahu: Nuk do të tërhiqemi nga Libani jugor për...

Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi...

Shtyhet votimi në Kuvend, propozimi i Ballës kalon me...

I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant...

Rezerva e uraniumit e Iranit mund ta vendosë Kazakistanin...

Taksa e pronës do të rritet, ekspertët: Nuk pritet...

Ukraina godet Moskën, dëmtohet një rafineri kyçe nafte, anulohen...

Rezoluta e PE, Balla: S’ka leje ndërtimi për Nartën...

Aksident në Elbasan, autobusi del nga rruga, shmanget përplasja...

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë...

Kërkoi daljen nga regjimi “41 bis”, GJKKO refuzon kërkesën e Fatmir Pjetrit! Pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”

6 Nëntor 13:11

GJKKO ka marrë vendimin për anëtarin e “Bandës së Babagjyshëve”, Fatmir Pjetri.

Ky i fundit kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen e tij në regjimin  “41 bis”.

Lexo edhe :

Related Posts

EMRI/ Audioregjistrim nga i burgosuri dhe i postuar në Instagram, nis kontroll i rreptë në qelitë e IEVP Burrel
Terrorizoi vendin me grabitjet spektakolare në vetëm 3 minuta, anëtari i bandës së “babagjyshëve” futet në “41 biss”
“Burgu ma mori lirinë, muret ma shuan dritën”, çfarë deklaronte në audiopërgjim anëtari i bandës së “Babagjyshëve”

Gjykata e Posaçme ka vendosur rrëzimin e kërkesës së tij, duke lënë në fuqi qëndrimin e tij në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Fatmir Pjetri.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditësh.”

Fatmir Pjetri së bashku me Arbër Çekajn tentuar arratisjen nga burgu “313” në Tiranë. Ata u ndihmuan nga Lulzim Çepele i cili preu damarët duke tërhequr vëmendjen e rojeve. Tentative e  dështuar e arratisjes ndodhi më 8 gusht 2021.

Kush është Fatjon Pjetri? 

33-vjeçari është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017.  Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash.

Pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar ai deklaroi: “Nuk e di cili shpik për emrin tim, jam i pafajshëm. Policia të më akuzojë me fakte reale, jo me sajesa”.

Vjedhjet që ka kryer banda:

1. Më datë. 11.01.2013, rreth orës 6 pasdite, është kryer vjedhja e mbetur në tentative me armë, në bashkëpunim, i një argjendarie pranë stacionit të trenit, Durrës, pronë e shtetasit A.F. Në këtë vjedhje të mbetur në tentativë kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri, Agustin Sula dhe Saimir Kala.

2. Më datë 28.09.2013, rreth orës 19.10 është vjedhur me armë në bashkëpunim, dyqanin argjendari, në pronësi të shtetasit A.B. ndodhur  në Lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe Hajdar Sefa, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri.

3. Më datë 25.10.2013 rreth orës 13.20 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur i firmën agroushqimore “A..T..A..”, ndodhur  ne Vorë, ku kanë marrë shumën prej 1000 dollarë  arkëtares së kësaj firme. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Agustin Sula dhe Julian Qerushi.

4. Më datën 05.11.2013, rreth orës 14.30, është vjedhur me armë, në bashkëpunim, argjendaria në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë vjedhjes është plagosur pronari i saj,  ndodhur në qendër të qytetit Laç. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Hajdar Sefa, Agustin Sula dhe Fatmir Pjetri, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri.

5. Më datë 25.11.2013, rreth orës 13.45, është vjedhur nga tre persona të armatosur “Argjendari Gj….”, në vendin e quajtur tek tregu i qytetit Fushë-Krujë, në pronësi të shtetases P. B.,  ku janë vjedhur një sasi bizhuterish, si edhe një sasi rreth 500.000 (peseqind mije) lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula.

6. Më datë 24.12.2013, rreth orës 17.30, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim Argjendaria “G….”, ndodhur në qendrën tregtare, në fshatin Lundër, Tiranë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetri dhe Julian Qerushi, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri. Autorët e kanë realizar këtë vjedhje, të veshur si babagjyshë të festës së Vitit të Ri.

7. Më 28 shkurt 2014, në orët e drekës, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur, i pikës së shitjeve të makinave Mercedes Benz, ndodhur  ne autostradën Tiranë Durrës, pranë mbikalimit të Kasharit,  ku kanë marrë shumën prej 100 000 lekë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Agustin Sula dhe Edmond Selala.

8. Më datën 14.04.2014, rreth orës 10;36, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga katër persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur, i kompleksit të shërbimeve A.M.L, ndodhur  ne Rrugën “Konferenca e Pezës”, Tiranë  ku kanë marrë shumën prej 1 000 000 lekë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri, Dritan Kola, Agustin Sula dhe Mark Shpendi.

9. Më dt. 22.04.2014, rreth orës 09:30, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur që kanë lëvizur me motor, i argjendarisë “AÇ”, ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, përballë Gjykatës së rethit Gjyqësor Tiranë, në pronësi të shtetasit A. Ç.,  ku kanë marrë shumën prej rreth 600 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula.

10. Më dt. 03.06.2014, në orët e drekës, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, i pikës së skrapit në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, në pronësi të shtetasit R. Z., ku kanë marrë shumën prej 150 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula.

11. Në datë 26.11.2014, rreth orës 17:30, është kryer vjedhja e banesës së shtetasit K. G., ndodhur në fshatin Kallmet, Lezhë, ku kanë marrë shumat prej 1 000 000 lekë dhe 5000 USD. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Angjelin Ndreka dhe Lin Kala. Gjatë vjedhjes, i dëmtuari ka qënë në banesën e tij së bashku me nënën dhe bashkëshorten.

Krahas vjedhjeve të mësipërme, të kryera në Shqipëri, grupi ka realizuar edhe dy vjedhje në Maqedoni:

12. Në datë 30.04.2014  është vjedhur argjendaria në pronësi të shtetasit R.H, ndodhur në Strugë, ku është marrë një sasi prej 5.5 kg flori. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Miljan Elezi ose i quajtur Artur Tafani, Mark Shpendi dhe Dritan Kola. Këtë vjedhje, autorët e kanë realizuar të veshur si femra. Gjatë vjedhjes ka pasur përplasje me armë me personat e argjendarisë dhe policisë maqedonase.

13. Në datë 29.07.2014 është vjedhur një argjendari, ndodhur në Dibër të Madhe, ku gjatë vjedhjes, autorët kanë shkëmbyer zjarr dhe është vrarë njëri nga bashkëpunëtorët në kryerjen e kësaj vjedhjeje, shtetasi Miljan Elezi (alias Artur Tafani). Në këtë vjedhje është marrë një sasi prej 12 kg flori. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Miljan Elezi (alias Artur Tafani), Saimir Kala dhe Dritan Kola./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
41 bis Fatmir Pjetri GJKKO

Nga e njëjta kategori

Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi ku u gjend Eglant Koçi, policia del me reagim zyrtar

më shumë...

Shtyhet votimi në Kuvend, propozimi i Ballës kalon me 77 vota pro, opozita kundërshton

më shumë...
Pellumb Gjoka

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon me 9 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, përfiton gjykim të shkurtuar

më shumë...

I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:22

Netanyahu: Nuk do të tërhiqemi nga Libani...

4:11

Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë,...

3:59

Shtyhet votimi në Kuvend, propozimi i Ballës...

Pellumb Gjoka
3:33

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon me 9...

3:30

I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi...

3:21

Rezerva e uraniumit e Iranit mund ta...

3:11

Taksa e pronës do të rritet, ekspertët:...

2:45

Theu masën e arrestit në shtëpi dhe...

2:27

Ndikimi i protestave në turizëm, operatorët në...

2:21

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë

2:04

Ukraina godet Moskën, dëmtohet një rafineri kyçe...

2:02

Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm...

1:57

Rezoluta e PE, Balla: S’ka leje ndërtimi...

1:44

Aksident në Elbasan, autobusi del nga rruga,...

1:41

Si t’i zhdukni njollat e yndyrnave lehtësisht...

1:29

Kishin kultivuar kanabis në Fushë Gjormë, një...

1:27

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

1:25

Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që...

1:08

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë...

1:07

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në...

Më të klikuarat

  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.