Këtë të mërkurë janë ushtruar kontrolle të imtësishme në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit
Bëhet fjalë për një audioregjistrim i një prej të dënuarve që vuajnë dënimin në këtë burg. Në profilin e instagramit të të dënuarit Fatmir Pjetri i dënuar si pjesë e bandës së babagjyshëve, ka publikuar një audioregjistrim në të cilin hedh akuza ndaj drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, se nuk e lejuan që të promovonte librin e tij që ka shkruar në qeli.
Lexo edhe :
Related Posts
“Është një nga ditët e mia më të lumtura sepse arrita të sjellë në dritë romanin tim të parë. Kisha programuar të bëja promovimin e librit, por Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e anuloi këtë event me arsyetimin se libri promovon dhunën, ka skena erotike dhe kundër institucioneve qeveritare.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e paragjykoi librin tim vetëm nga kopertina. As që e morën mundimin ta lexojnë. Shkrimi është gjëja më e bukur që ka shpikur njerëzimi. Me anë të shkrimit shprehim dashurinë, dhimbjen, mërzinë. Sa më shumë të vendosin pengesa në rrugën time, unë do të vazhdoj të eci përpara. Burgu ma mori lirinë, muret ma shuan dritën, por për asnjë moment nuk heshta.
Fjalët e mia do arratisen nga ky burg dhe do shkojnë në veshët e gjithëkujt. Romani im është një libër, nuk është armë që cënon sigurinë publike. Mos e gjykoni këtë roman nga kopertina”, thuhet në audiopërgjimin e Fatmir Pjetrit./vizionplus.tv








