Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër shërbimit ushtarak

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran

Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit për paqe

Arrinte vlerën e 800 milionë eurove, publikohen pamjet e...

Kryeministri britanik, Keir Starmer nën presion pas humbjeve të...

Nis qeverisja e Magyar në Hungari, betohet qeveria dhe...

Në kërkim prej 3 vitesh për përfshirje në vrasje,...

“Muaji Prill shënon rekord pozitiv për turizmin shqiptar”, Rama...

Sekuestrohet në Greqi një anije misterioze me dronë dhe...

“I plagosur, por vendimtar”, CIA: Khamenei udhëheq negociatat e...

Dy këshilltarë bashkiak të Bashës në Shkodër i bashkohen Berishës: Duhet të unifikohemi për të mundur mazhorancën

19 Tetor 09:33

Dy këshilltarë bashkiak të Shkodrës që përfaqësonin grupimin e Lulzim Bashës, të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, i janë bashkuar PD zyrtare, të drejtuar nga Sali Berisha.

Imeldi Sokoli dhe Gloria Shllaku kanë theksuar në qëndrimet e tyre se ky hapi i ndërmarrë vjen si mesazh bashkimi në prag të zgjedhjeve të 2025, prandaj kanë ftuar që nën këtë frymë të veprojnë të gjithë demokratët. Duhet të jemi të bashkuar kunder kesaj qeverie, ishte mesazhi i tyre.

Me këtë lëvizje, grupi i Lulzim Bashës mbetet në këshillin bashkiak të Shkodres me vetëm 3 këshilltarë duke humbur të drejtën për të qënë grupim, ndërsa PD e Berishës shkon në 15 këshilltarë.

“Eshtë momenti që demokratët të mos ja lejojnë më vetës seksionimin e opozitës sepse kjo rezulton në jetëgjatësi të pushtetit të Ramës. Nga ana tjetër a ka vend për kritikë nga kampi opozitar po vend për kritika ka plot kryesisht me menyrën bërit politikë e ‘one man shoë’ në këtë kontekst të krijuarit e një alternative politike përbashkuese ku mbështetet në altruizëm dhe shpirt skuadre do të rrezultonte e suksesshme për opozitën.

Alternativa e opozitës duhet të përfaqsojë njerëzit dhe problematikat e popullatës dhe këto dyja duhet të jenë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën në mënyrë që njerëzve tu rikthehet besimi në politikë dhe se vendi mund të ndryshojë për mirë.

Ndaj aksioni opozitar duhet të mbështetet në përbashkim në çdo instancë po ashtu në Këshillin Bashkiak të bashkisë Shkodër ku unë jam pjesë, duhet të kemi 1 kamp të vetëm opozitar në këtë mënyrë kjo sjellë një administrim më të përgjegjshëm të Shkodrës”, thuhet në reagimin e Imeldi Sokolit.

Nga ana tjetër, Gloria Shllaku shprehet se opozita duhet të unifikohet në mënyrë që rezultati zgjedhor të jetë i duhuri.

“Por sot, më shumë se kurrë, ndiej një shqetësim të thellë: Pse Partia Demokratike është në një udhëkryq? Çfarë po e pengon që të jetë alternativa e fortë dhe shpresëdhënëse për shqiptarët?

Përgjigjja është e thjeshtë: mungesa e unitetit dhe interesat personale na kanë larguar nga idealet e përbashkëta që dikur na bashkonin.

Ne nuk duhet të harrojmë që dikur ishim një forcë e fuqishme, një familje që luftonte për të ardhmen e vendit. Sot, është koha të rifitojmë atë shpirt, të rilindim dhe të ndërtojmë së bashku një Shqipëri ku çdo qytetar ndjen shpresë për nesër.

Për ata që ndihen të zhgënjyer, për ata që kanë humbur besimin në politikë, për ata që nuk votojnë më: unë ju them se angazhimi i secilit prej nesh është çelësi. Ne nuk mund të lejojmë që pesimizmi të na mbysë; të mos harrojmë se e ardhmja është në duart tona. Vetëm me pjesëmarrjen e te gjitheve ne se bashku mund të ndryshojmë realitetin.

Unë, si nje ish kryetare e një grupseksioni të rëndësishëm dhe si Këshilltare Bashkiake e Shkodrës, kam marrë besimin e qytetarëve dhe gjithmonë kam punuar për të përmbushur nevojat e komunitetit.

Që nga sot e tutje, çdo iniciativë do të jetë e përbashkët, duke filluar me Këshillin Bashkiak të Shkodrës dhe duke vazhduar në nivele të tjera. Kështu, do të formojmë një zë të fuqishëm për ju dhe për një Shqipëri që meriton shumë më tepër”, shkruan ajo./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha Berisha Keshill bashkiak PD Shkoder

Nga e njëjta kategori

Koncerti që i kushtohet kompozitorit Morricone mbahet në Tiranë, Rama: Bashkëpunim historik me qeverinë italiane

më shumë...

“Muaji Prill shënon rekord pozitiv për turizmin shqiptar”, Rama publikon shifrat

më shumë...

“Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me të zeza, djalin e kam autik

më shumë...

Të rinjtë, drejt arsimit profesional, ndërthurje mes teorisë dhe praktikës në biznese

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:58

Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër...

10:31

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran

10:01

Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit...

9:44

Koncerti që i kushtohet kompozitorit Morricone mbahet...

9:23

Arrinte vlerën e 800 milionë eurove, publikohen...

8:54

6 ushqimet që nuk duhen ruajtur kurrë...

8:43

Kryeministri britanik, Keir Starmer nën presion pas...

8:00

Nis qeverisja e Magyar në Hungari, betohet...

7:38

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të...

7:13

Në kërkim prej 3 vitesh për përfshirje...

6:35

“Muaji Prill shënon rekord pozitiv për turizmin...

6:08

Sekuestrohet në Greqi një anije misterioze me...

5:40

“I plagosur, por vendimtar”, CIA: Khamenei udhëheq...

5:35

“Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën...

4:50

“Osmani kandidate për presidente”, LDK: Abdixhiku nominohet...

4:42

Të rinjtë, drejt arsimit profesional, ndërthurje mes...

4:37

Vlora çel sezonin turistik, aktivitete përgjatë dy...

4:30

Astrologu: Këto 3 shenja horoskopi do ta...

4:22

Marta Kos vizitë zyrtare në Kosovë, zbulohet...

4:13

Aksion blic në burgun e Fierit, Vlorës...

Më të klikuarat

  • Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip, kush janë dy gaz...
  • I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër...
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.