Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

A duhet të merret në pyetje ish ambasadori Aleksandër...

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje burgu apo...

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sërish...

U godit nga një shtyllë në vendin e punës,...

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje të reja...

Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë nga rrënojat...

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në...

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj:...

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar?...

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka...

New York Times: Ushtria izraelite përdor palestinezët si mburoja njerëzore në Gaza, rrëfimet tronditëse

14 Tetor 09:46

Që nga fillimi i luftës në Gaza, ushtarët izraelitë dhe agjentët e inteligjencës kanë përdorur shpesh palestinezët si “mburoja njerëzore”, pretendon sot një artikull zbulues i New York Times. Sipas hetimeve të gazetës amerikane, të burgosurit janë detyruar në 12 muajt e fundit të marrin pjesë në misione dhe operacione të tjera të rrezikshme për jetën e tyre, me qëllim mbrojtjen e oficerëve të IDF.

Megjithëse shtrirja dhe shkalla e këtyre operacioneve mbetet e panjohur, kjo praktikë (e paligjshme sipas ligjit izraelit dhe ndërkombëtar) është përdorur nga të paktën 11 toga në pesë qytete të Gazës, ndonjëherë duke përfshirë oficerë të inteligjencës izraelite.

Lexo edhe :

Related Posts

Bien sirenat në Izraelin qendror, Hezbollahu godet bazën detare pranë Haifës

Një shembull i cituar në botim është historia e Mohammed Shubeir, një 17-vjeçar i cili u ndalua nga ushtria izraelite për rreth 10 ditë në fillim të marsit. Shubeir u detyrua disa herë, deri në lirimin e tij, të ecte i prangosur nëpër rrënojat e qytetit të tij të lindjes, Khan Younis, duke kërkuar eksplozivët që mund të ishin vendosur nga Hamasi. Ai përshkruan se si ushtarët e detyruan dikur të kontrollonte në një ndërtesë të montuar me eksploziv dhe ai ndjeu se ato momente do të ishin të fundit për të.

Sipas hetimit të gazetës, të burgosurit janë përdorur në muajt e fundit nga ushtarët izraelitë për misione shumë të rrezikshme, të tilla si eksplorimi i tuneleve të Hamasit, kërkimi i eksplozivëve në ndërtesat e bllokuara ose trajtimi i objekteve që dyshohet se përmbajnë bomba.

Megjithëse IDF deklaron zyrtarisht se përdorimi i të burgosurve si mburoja njerëzore është rreptësisht i ndaluar, Times foli me ushtarët izraelitë të cilët i përshkruan misionet e zbulimit që përfshijnë palestinezë si një praktikë të përhapur, të kryer me miratimin e komandantëve të lartë ushtarakë.

Shumë nga ushtarët që folën për gazetën në kushte anonimiteti shprehën pakënaqësinë e tyre për këtë fenomen, duke shpjeguar se kjo ishte ajo që i shtyu ata të thyenin heshtjen. Sipas dëshmive, kur u tentua t’i shprehte eprorëve të tyre mospajtimin e disa ushtarëve, disa komandantë u përpoqën ta justifikonin praktikën duke thënë se të burgosurit ishin terroristë dhe jo civilë. Megjithatë, shumica prej tyre pas një kohe u liruan, pa u ngritur akuza ndaj tyre.

Artikulli i NYT përmend gjithashtu historinë e Bashir al-Dalou, një farmacisti nga qyteti i Gazës, i cili u arrestua më 13 nëntor në shtëpinë e tij. 43-vjeçari ishte larguar nga shtëpia katër javë më parë me familjen e tij, por ishte kthyer atë ditë për të marrë disa gjëra.

Pasi ushtarët izraelitë e arrestuan dhe e morën në pyetje për aktivitetet e Hamasit në zonë, ai u urdhërua të zhvishej dhe të qëndronte me të brendshme. Më pas ai u prangos, i lidhën sytë dhe e çuan në një shtëpi të rrënuar 5-katëshe, ku kishin frikë se mund të kishte bomba të Shtetit Islamik ose një tunel të fshehur .

U urdhërua të hynte në oborr dhe ta kërkonte duke lëvizur sende me këmbë. Në dëshminë e tij, 43-vjeçari përshkruan se si 3 ushtarë e shtynë me forcë përpara dhe më pas qëndruan në një vend të sigurt ndërsa ai eksploronte rrënojat zbathur, duke rezultuar në lëndime nga xhamat e thyer.

Së fundi, vlen të theksohet se, në hetimin e saj, Times nuk gjeti asnjë provë se ndonjë i burgosur palestinez ishte plagosur ose vrarë ndërsa përdorej si mburojë njerëzore./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Artikull Izrael New York Times palestineze

Nga e njëjta kategori

Operacionet dhe arrestimet e BKH pa Policinë e Shtetit, Braho: Na e lejon ligji

më shumë...

Zbulohet në Divjakë ambient për kultivimin e hashashit, procedohen 3 punonjës të administratës

më shumë...

Braho raporton tek “Ligjet”: Synojmë të riorganizojmë BKH, do marrim 40 hetues të rinj

më shumë...

U godit nga një shtyllë në vendin e punës, ndërron jetë 27-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

11:32

Operacionet dhe arrestimet e BKH pa Policinë...

11:22

Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja...

11:08

Zbulohet në Divjakë ambient për kultivimin e...

10:55

A duhet të merret në pyetje ish...

10:29

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje...

10:12

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama...

10:03

Braho raporton tek “Ligjet”: Synojmë të riorganizojmë...

9:54

U godit nga një shtyllë në vendin...

9:33

Sulmi i Rusisë ndaj Kievit nxit thirrje...

9:22

Vijojnë vonesat në Kapshticë, procedurat në palën...

9:08

Mrekulli në Venezuelë, burri nxirret i gjallë...

8:57

IKMT aksion në Jalë, shemben strukturat pa...

8:43

“Kujdes me nxitimin në vendime financiare”, parashikimi...

8:27

Përplasjet me policinë dhe deputetët jashtë Kuvendit,...

8:16

Konsumi i fiqve, vlerat ushqyese nga fruti...

8:09

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i...

10:46

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480...

10:25

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli,...

10:16

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë...

10:05

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.