Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje...

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në muajin maj,...

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë telefonike me...

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë të huaj

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e fundit drejt...

Hegseth: Kemi shkatërruar impiantet bërthamore të Iranit

Von der Leyen: Kremlini po u imponon qytetarëve një...

Mbi 1.2 milion njerëz në Liban do të përballen...

SHBA e shqetësuar që fitorja e Maduros nuk reflekton vullnetin e popullit

29 Korrik 12:56

Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime serioze që rezultatet e publikuara prej autoritetit zgjedhor të Venezuelës, të cilat e shpallin presidentin Nicolas Maduro fitues për një mandat të tretë, nuk reflektojnë votat e popullit, ka thënë të hënën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Vetëm pak minuta pasi autoriteti ka thënë se Maduro i ka fituar zgjedhjet presidenciale, Blinken e ka ndërprerë fjalimin në një takim të kombeve të Indo-Paqësorit, për të komentuar mbi zhvillimet.

“Ne e kemi parë njoftimin e Komisionit zgjedhor të Venezuelës. Ne kemi shqetësime serioze që rezultatet nuk reflektojnë vullnetin e popullit të Venezuelës”, ka thënë Blinken.

Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar është duke i shikuar nga afër zhvillimet atje dhe do të përgjigjet.

“Është shumë e rëndësishme që secila votë të numërohet saktë dhe në mënyrë transparente, që zyrtarët zgjedhorë të shpërndajnë menjëherë informacionin me vëzhguesit opozitarë dhe ata zgjedhorë, pa asnjë vonesë, dhe që autoritetet për zgjedhje t’i publikojnë tabletat e detajuara të votave”, ka thënë ai.

Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës, ka thënë se Maduro i ka fituar zgjedhjet me 51 për qind të votave, pavarësisht se sondazhet kanë parashikuar fitore të opozitës.

Ky trup do të duhej të ishte i pavarur, mirëpo opozita dyshon se ai vepron në të mirë të Qeverisë.

Një sondazh i Edison Research, institutit të njohur për sondazhet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ka parashikuar që opozita do të fitonte 65 për qind të votave, ndërsa Maduro 31 për qind.

Uashingtoni, i cili ka kundërshtuar rizgjedhjen e Maduros si lider shteti edhe më 2018, i ka hequr sanksionet ndaj industrisë së naftës së Venezuelës, në tetor të vitit të kaluar, si përgjigje ndaj një marrëveshjeje të Maduros me parti opozitare.

Pak kohë më vonë Uashingtoni i ka rikthyer sanksionet, për shkak të atyre që i ka quajtur veprime që kanë kërcënuar votën demokratike, dhe ka thënë se do të vlerësojë politikën e sanksioneve, varësisht prej mbarëvajtjes së zgjedhjeve. /REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Maduro SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

më shumë...

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje donacionesh!

më shumë...

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në muajin maj, panelistët: Standardet e BE të mos mbeten vetëm në letër, t’i kthejmë në praktikë

më shumë...

Komisariati i ri në Krujë, Hita ultimatum Policisë: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:11

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për...

8:57

Lideri i së djathtës britanik nën akuza...

8:39

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

8:23

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në...

8:09

Komisariati i ri në Krujë, Hita ultimatum...

7:58

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë...

7:40

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

7:23

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë...

7:05

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e...

6:59

Hegseth: Kemi shkatërruar impiantet bërthamore të Iranit

6:38

Von der Leyen: Kremlini po u imponon...

6:22

Mbi 1.2 milion njerëz në Liban do...

6:06

Irani paralajmëron veprime ushtarake të paprecedenta pas...

5:55

Zelensky: Do hyjmë në fazë e re...

5:49

Presidenti i Libanit: Presim nga SHBA datën...

5:46

Thasë të mbushur me euro, Europol nxjerr...

5:35

Aksident tragjik në aksin Fier-Seman, humb jetën...

5:25

Trump paralajmëron Iranin: Bëhuni të zgjuar ose...

5:17

Parashikimi i BB: Rritja ekonomike e Kosovës...

5:14

Sulm në Londër, plagosen dy hebrenjë

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.