Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
15 June 2026
Vizion fokus

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci....

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje:...

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë...

Borrell dhe Lajçak zhvillojnë takimin me Kurtin e Vuçiç në Bruksel

26 Qershor 17:20

Në Bruksel, emisarët evropianë po zhvillojnë takime dypalëshe me krerët e Kosovës dhe Serbisë, i cili do të pasohet nga një takim trepalësh.

Fillimisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Më pas, ata pritën në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në rundin e ri të bisedimeve për normalizimin e raporteve.

Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Në një deklaratë për media, para nisjes së takimeve, Borrell tha se takimet paraprake të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të diskutohet për hapat drejt zbatimit të marrëveshjes.

“Fatkeqësisht, zbatimi i marrëveshjes [për normalizimin e raporteve] ende nuk ka nisur. Dhe shpresojmë që sot ne definitivisht të bisedojmë se si të sigurohemi që ne përfundimisht të lëvizim përpara me këtë marrëveshje. Lidhur me këtë, do të diskutojmë për hapat e radhës dhe është e qartë se ajo për të cilat palët janë pajtuar duhet të zbatohet. Marrëveshjet janë baza e veprimeve, por veprimet duhet të vijnë pas marrëveshjeve. Zbatimi është fjala kyçe”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë së BE-së kujtoi se takimet paraprake mes Kurtit dhe Vuçiqit kryesisht kanë qenë për “menaxhimin e krizave të njëpasnjëshme”, por tha se shpreson që ky takim të jetë ndryshe.

“Sot, në rundin e ri të dialogut shpresojmë se do të përçojë një mesazh tjetër dhe të përfundojë ndryshe. I dërguari ynë i posaçëm ka punuar dhe duam që me dy liderët të diskutojmë se çfarë është arritur në dialog gjatë mandatit tonë që nga viti 2019. Po ashtu, për ne do të jetë e rëndësishme që të dimë se si të dyja palët e shohin të ardhmen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, se si palët duan ta vazhdojnë këtë proces”, tha Borrell.

Ai tha se pas disa muajsh, postin e tij dhe të Lajçakut do ta marrin persona të tjerë, por theksoi se marrëveshjet, konkluzionet e Këshillit dhe pritjet e BE-së nuk do të ndryshojnë.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është në zemër të angazhimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Normalizimi po ashtu është i lidhur ngushtë me rrugën e pranimit [në BE]”, tha Borrell.

Ndërkaq, para takimeve në Bruksel Vuçiç tha se nuk pret asnjë rezultat nga takimi me Kurtin.

“Nuk pres asgjë. Pres që [Kurti] të dramatizojë dhe të bërtasë pak, derisa t’i them që të ndalet. Do ta dëgjoj me kujdes Borrellin dhe Lajçakun, nuk kam asgjë kundër tyre, ata punojnë në rrethana të vështira. Ne do të luftojmë për interesat e popullit tonë. Nuk pres konkluzione të mëdha”, tha Vuçiç për gazetarët.

Takimi i parë i Kurtit dhe Vuçiçit këtë vit zhvillohet në kohën kur zyrtarët evropianë, të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit, janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar.

Kryediplomati evropian pritet të flasë për media pas takimit trepalësh./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Borrell Bruksel kurti lajcak Takim Vucic

Nga e njëjta kategori

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit

më shumë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

më shumë...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

më shumë...

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:42

Kush është në listë?/ Këto tre shenja...

10:34

Pa flluska në këmbë gjatë verës/ Metoda...

10:19

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe...

9:44

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

8:54

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk...

8:43

Pagat po rriten se ka zhvillim apo...

8:12

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

8:06

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i...

7:02

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për...

6:50

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi...

6:24

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump...

5:57

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në...

5:41

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë...

5:05

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6...

4:33

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald...

4:14

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron...

4:06

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit,...

3:15

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues...

3:13

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik...

3:08

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Kush është në listë?/ Këto tre shenja horoskopi janë më të m...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.