Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes...

Kërcënimi iranian ndaj Trumpit! Operacion i pabesueshëm për “evakuimin”...

Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës, 9 të vrarë dhe...

Tragjedi në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë/ 132 të...

Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para...

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”,...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e bashkisë

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët e Dimalit...

Borrell dhe Lajçak zhvillojnë takimin me Kurtin e Vuçiç në Bruksel

26 Qershor 17:20

Në Bruksel, emisarët evropianë po zhvillojnë takime dypalëshe me krerët e Kosovës dhe Serbisë, i cili do të pasohet nga një takim trepalësh.

Fillimisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Më pas, ata pritën në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në rundin e ri të bisedimeve për normalizimin e raporteve.

Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Në një deklaratë për media, para nisjes së takimeve, Borrell tha se takimet paraprake të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të diskutohet për hapat drejt zbatimit të marrëveshjes.

“Fatkeqësisht, zbatimi i marrëveshjes [për normalizimin e raporteve] ende nuk ka nisur. Dhe shpresojmë që sot ne definitivisht të bisedojmë se si të sigurohemi që ne përfundimisht të lëvizim përpara me këtë marrëveshje. Lidhur me këtë, do të diskutojmë për hapat e radhës dhe është e qartë se ajo për të cilat palët janë pajtuar duhet të zbatohet. Marrëveshjet janë baza e veprimeve, por veprimet duhet të vijnë pas marrëveshjeve. Zbatimi është fjala kyçe”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë së BE-së kujtoi se takimet paraprake mes Kurtit dhe Vuçiqit kryesisht kanë qenë për “menaxhimin e krizave të njëpasnjëshme”, por tha se shpreson që ky takim të jetë ndryshe.

“Sot, në rundin e ri të dialogut shpresojmë se do të përçojë një mesazh tjetër dhe të përfundojë ndryshe. I dërguari ynë i posaçëm ka punuar dhe duam që me dy liderët të diskutojmë se çfarë është arritur në dialog gjatë mandatit tonë që nga viti 2019. Po ashtu, për ne do të jetë e rëndësishme që të dimë se si të dyja palët e shohin të ardhmen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, se si palët duan ta vazhdojnë këtë proces”, tha Borrell.

Ai tha se pas disa muajsh, postin e tij dhe të Lajçakut do ta marrin persona të tjerë, por theksoi se marrëveshjet, konkluzionet e Këshillit dhe pritjet e BE-së nuk do të ndryshojnë.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është në zemër të angazhimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Normalizimi po ashtu është i lidhur ngushtë me rrugën e pranimit [në BE]”, tha Borrell.

Ndërkaq, para takimeve në Bruksel Vuçiç tha se nuk pret asnjë rezultat nga takimi me Kurtin.

“Nuk pres asgjë. Pres që [Kurti] të dramatizojë dhe të bërtasë pak, derisa t’i them që të ndalet. Do ta dëgjoj me kujdes Borrellin dhe Lajçakun, nuk kam asgjë kundër tyre, ata punojnë në rrethana të vështira. Ne do të luftojmë për interesat e popullit tonë. Nuk pres konkluzione të mëdha”, tha Vuçiç për gazetarët.

Takimi i parë i Kurtit dhe Vuçiçit këtë vit zhvillohet në kohën kur zyrtarët evropianë, të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit, janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar.

Kryediplomati evropian pritet të flasë për media pas takimit trepalësh./rel

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Borrell Bruksel kurti lajcak Takim Vucic

Nga e njëjta kategori

Lejuan ndërtimin 5 katësh, arrestohet shefi i krimeve në Himarë, në kërkim edhe disa efektivë të tjerë (EMRAT)

më shumë...

Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes grave bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

më shumë...

Kërcënimi iranian ndaj Trumpit! Operacion i pabesueshëm për “evakuimin” e tij nga Turqia, e fshehën në një kontejner dhe e transportuan me avion ushtarak

më shumë...

Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës, 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:53

Lejuan ndërtimin 5 katësh, arrestohet shefi i...

9:52

“Kurora e gjelbër” e Pukës në rrezik...

9:48

MM: 25 vatra zjarri në 24 orë...

9:39

Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament,...

9:37

Kërcënimi iranian ndaj Trumpit! Operacion i pabesueshëm...

9:27

Riaktivizohet zjarri në Drenie, 40 forca në...

9:07

5 gjëra që njerëzit pendohen se nuk...

9:06

Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës, 9 të...

8:57

Zjarret në Krujë, vijon operacioni gjatë natës,...

8:48

Tragjedi në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë/...

8:29

Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj,...

8:23

Temperatura të larta në të gjithë vendin,...

8:14

“Mos nxitoni të merrni vendime”, parashikimi i...

12:14

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë,...

10:47

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:39

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi:...

10:26

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin...

10:22

Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun...

10:06

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët...

9:52

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.