Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 May 2026
Vizion fokus

Tensionet në Gjirin Persik, Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit...

Berisha sulmon Silvio Gonzaton: Sillet sikur të jetë ambasador...

Rriten me 20% fluturimet charter/ Tur-operatorët: Është zgjeruar harta...

Aksident në Korçë, furgoni përplas një të moshuar pranë...

Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë të drejtën...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve,...

Rama në Javën e Europës: Shqipëria e ndjen deri...

Java e Europës/ Gonzato: Paqja në Europë është në...

Dita e Europës/ Presidenti i Këshillit Europian: Shqipëria ka...

Sulme me molotovë dhe përplasje me efektivët, policia procedon...

​Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE

26 Qershor 14:14

Duket se para samitit të BE, Ursula von der Leyen e ka emërimin të garantuar. Negociatorë të Partive Popullore Europiane, socialdemokratëve dhe liberalëve ranë dakord për këtë para samitit të BE, bëri të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Megjithatë von der Leyen nuk e ka ende të garantuar postin. Ajo ka nevojë në Parlamentin Europian për një shumicë absolute të 361 nga 720 deputetë. PPE, socialdemokratët e liberalët kanë bashkë shumicën në parlament, por ka mundësi të mosvotimit pro von der Leyen, pasi nuk ekziston detyrimi i votimit sipas grupit parlamentar. Por kjo do dihet në seancën themeluese të Parlamentit të ri Europian në korrik në Strasburg.

Edhe për postin e kreut të Këshillit të BE ka një emër. António Costa, ish-kryeministër portugez. Po kush është António Costa?

Në Portugali atë e quajnë “kafshë politike”. Vërtet António Costa një pjesë të madhe të jetës së tij ia ka kushtuar politikës. Në vitin 1974 si i ri ai përjetoi Revolucionin e Karafilave kundër diktaturës, më pas u aktivizua në organizatën rinore socialiste, si student i juridikut kreu praktikë në kabinetin e presidentit, Jorge Sampaio. António Costa ka qenë deputet portugez, eurodeputet dhe ministër. Ai ka qenë kryetar bashkie i Lisbonës dhe në vition 2015 kryeministër portugez. Në vitin 2022, portugezët  e rizgjodhën me shumicë absolute sërish, por në nëntor 2023 një skandal korrupsioni e nxorri atë jashtë politikës. Prokuroria bëri fjalë për “operacionin influencer”.

Ishte mëngjes i 7 nëntorit, kur prokurorët portugezë i ranë ziles me një urdhër kontrolli për Palacete de São Bento, rezidencën zyrtare të kryeministrit portugez në Lisbonë. Ishte një nga gjithsej 42 kontrolle nëpër ministri, selitë e kompanive, bashki dhe shtëpi private.U arrestuan pesë persona duke përfshirë shefin e zyrës së Costës, Vítor Escária.

Kosta reagoi brenda ditës. Disa orë më vonë, ai i paraqiti dorëheqjen presidentit Marcelo Rebelo de Sousa. Duke folur për mediat, ai u shpreh i habitur nga lajmi se ndaj tij është hapur një çështje penale. Por sigurisht ai është “i gatshëm të bashkëpunojë me gjyqësorin në mënyrë që e gjithë e vërteta të dalë në dritë”. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se donte të përqendrohej në vërtetimin e pafajësisë së tij.

Gabime në hetime – Costa rehabilitohet

Nuk kaloi shumë kohë dhe prokurorisë iu desh të pranonte gabime serioze në hetim. Akuzat ndaj Kostës bazoheshin në biseda telefonike të përgjuara në të cilat përmendej mbiemri i kryeministrit. Por ky është mbiemër mjaft i zakonshëm në Portugali, supozimi se me këtë ishte fjala për politikanin Costa doli të ishte një gabim.

Që atëherë, dy gjykata dolën në përfundimin, se provat ishin të pamjaftueshme. Miqësia e ngushtë mes Kostës dhe një sipërmarrësi të akuzuar nga prokuroria gjithashtu nuk mjaftonte për një hetim. Më 17 prill, një gjykatë tha se prokuroria kishte mbledhur vërtet 1000 faqe, por këto ishin kryesisht copëza nga gazetat, por jo prova.

Çështja ende nuk është mbyllur përfundimisht, por politikani 62-vjeçar konsiderohet i rehabilituar në Portugali. Dorëheqja e tij nuk shihet më si një pranim faji, por si një hap i guximshëm i “kafshës politike” për t’u mbrojtur. Në zgjedhjet për Parlamentin Europian në qershor, socialistët morën sërish shumicën e votave në Portugali. Dhe Luis Montenegro, pasardhësi konservator i Costës si kryeministër, njoftoi herët se do të mbështeste Kostën në kandidaturën e tij për postin e Presidentit të Këshillit të BE-së.

Edhe Socialistët e Portugalisë e shohin Ursula von der Leyen si një presidente të mirë për Komisionin Europian – ashtu si miqtë e saj të partisë spanjolle. Me dyshen Ursula von der Leyen dhe Costa, iberikët shpresojnë për më pak kritere të ashpra në kthimin tek disiplina buxhetore, që mund të ulë rishtazi zhvillimin e mirë aktual ekonomik. Si kryeministër, Costa i dha fund politikave shtrënguese të kursimit me një program të suksesshëm stimulues ekonomik. Kurse von der Leyen më në fund mund të shpresojë për një partner të vërtetë në krye të Këshillit të BE-së, pasi presidenti i mëparshëm i Këshillit, Charles Michel ishte shfaqur gjithmonë e më hapur si rivali i saj./DW

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
antonio costa BE Ursula von der Leyen

Nga e njëjta kategori

Tensionet në Gjirin Persik, Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit për paqe

më shumë...

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU: Kampion uji dhe mostra për testimin e higjienës së ambienteve

më shumë...

Berisha sulmon Silvio Gonzaton: Sillet sikur të jetë ambasador i Ramës, çoi në Bruksel trillime për opozitën

më shumë...

I përfshirë në dosjen “Toyota Auris”, Apeli i GJKKO liron nga burgu ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:06

Tensionet në Gjirin Persik, Uashingtoni pret përgjigjen...

3:52

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

3:23

Berisha sulmon Silvio Gonzaton: Sillet sikur të...

2:35

I përfshirë në dosjen “Toyota Auris”, Apeli...

2:20

Rriten me 20% fluturimet charter/ Tur-operatorët: Është...

2:06

I lidhur me Vanesën, por plane për...

2:02

“Futesh me çifteve”/ Malbora për përplasjen me...

1:57

Publiku ndëshkon Fabjolën! Dy hyrje të reja...

1:48

“Pimë një gotë verë, porositëm diçka”, Malbora...

1:15

Aksident në Korçë, furgoni përplas një të...

1:10

“Antagonisti më i madh në fermë, Iliri”,...

1:07

“Publiku nuk po më kuptonte”, Dona nuk...

1:00

Çiljeta: Moza s’ka nevojë për suport, është...

12:47

Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata...

12:43

“Shau serbisht në televizion”, Albano i agravuar...

12:19

Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë...

12:13

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

11:54

“Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet...

11:39

Rama në Javën e Europës: Shqipëria e...

11:29

Java e Europës/ Gonzato: Paqja në Europë...

Më të klikuarat

  • Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip, kush janë dy gaz...
  • E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar p...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembu...
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.