Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
06 June 2026
Vizion fokus

Aksidentohet për vdekje një person në aksin Vlorë-Fier

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr...

Putin: Nuk shoh arsye të takohem me Zelensky-n

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarë të krimit...

Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi të...

Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec nuk do...

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit...

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor ne si...

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka penetruar në...

Veliaj: Edhe kundërshtarët politikë jetojnë më mirë nën drejtimin e PS

25 Shkurt 19:06

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn ishte i pranishëm në njësinë bashkiake 13, ku u shpreh se kjo është një lagje në zhvillim, ku vlera e pronës është rritur ndjeshëm falë investimeve të Bashkisë së Tiranës.

Veliaj nënvizoi se kjo lagje do vijojë të zhvillohet me ritme të shpejta edhe për shkak se ndodhet pranë Unazës së Madhe, e ku aksesi në infrastrukturë është lehtësisht i aksesueshëm. Dhe këtë sipas Veliajt e ka realizuar Partia Socialiste e Shqipërisë, nën drejtimin e së cilës sipas Veliajt edhe kundërshtarët politikë jetojnë më mirë.

“Sot, jo vetëm që të jesh socialist është gjëja më e thjeshtë, por sot të jesh anti-socialist, edhe të jesh kundër kësaj qeverie, të rrëzosh qeverinë, është prapë gjëja më komode në botë. Vjen aty, nuk të rreh policia ty, zakonisht je ti që e rreh policinë me protestat që kemi parë së fundmi, shkon të rrëzosh qeverinë por rrëzon 2 vazo aty të bashkisë që prapë bashkia do t’i rregullojë do t’i mbjellë, pra jetojmë në një epokë krejt tjetër. Pra, edhe kundërshtarët tanë jetojnë më mirë sot, falë shërbimit që iu bëjmë dhe falë mirëkuptimit që ne jetojmë në demokraci, secili ka mendimin e vet dhe është i lirë. Por unë them që ambicia duhet të jetë, përtej faktit që është e lehtë të jesh me PS-në sot dhe përtej faktit që kjo është skuadra më fituese, duhet të ketë edhe bindje pse besoj unë te këto gjëra dhe pse si i majtë e avancoj këtë kauzë me forcën tonë”, tha Veliaj.

Ndaj në fund, drejtuesi politik për qarkun e Tiranës teksa uroi mirëseardhjen për anëtarët e rinj, tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që dallon nga partitë e tjera.

“Dua t’ju sfidoj jo vetëm që ne të rritemi me sasi, patjetër që ne duam nga 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë dhe jam i bindur që çunat dhe gocat e mrekullueshëm që po anëtarësohen, do i japin një dozë energjie të jashtëzakonshme gjithë organizmit tonë. Është tamam sikur po merr vitamina, pra ti rigjenerohesh. Kështu që këto vitamina janë të nevojshme, por na duhen edhe pjesa e cilësisë, për të kuptuar pse jemi të majtë, pse po i marrim këto vendime, pse jemi në këto debate, ku dallojmë ne nga partitë e tjera. Dhe unë besoj që kjo do na bëjë një forcë të qëndrueshme. Në momentin që edhe ne dimë dhe çfarë besojmë, pra i kemi dhe me logjikë gjërat, jo vetëm po shkoj te këta se këta janë më të shumtë. Po patjetër, duhet të pranoj që edhe kjo është e vërtetë. Është më e lehtë të shkosh me një grup i cili fiton non stop”, u shpreh Veliaj.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Kundërshtaret PS Veliaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip

më shumë...

Të gjithë fermerët në televotim, njëri prej tyre largohet sot

më shumë...

Aksidentohet për vdekje një person në aksin Vlorë-Fier

më shumë...

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr Zelensky

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:18

“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e...

12:47

Eliminimi i dytë brenda natës, kush u...

12:36

Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën...

11:57

Të gjithë fermerët në televotim, njëri prej...

11:17

Televotim i fortë mes Zhakut, Sarës dhe...

10:43

“Antishqiptare”, debat i fortë për nacionalitetin mes...

10:13

Aksidentohet për vdekje një person në aksin...

10:01

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar...

9:58

Putin: Nuk shoh arsye të takohem me...

9:56

Soni dhe Iliri ndjenja për njëri-tjetrin? Fermerët...

9:50

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarë...

9:48

Kriset miqësia mes Sonit dhe Sarës në...

9:40

Trump: Çmimet e naftës do të bien...

9:37

Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni...

9:35

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:10

Kush do të eliminohet? Nis Ferma VIP...

8:23

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec...

8:14

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve...

7:36

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor...

7:22

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka...

Më të klikuarat

  • “Jo 1, por 300 dronë për ty”, Flor Mumajesi emocion Soni Mal...
  • I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoft...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me...
  • Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi...
  • Ceremonia mortore e oficerit të vrarë në krye të detyrës, Hi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.