Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria, kontribut të...

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

Pakistani fillon sulmet e rënda kundër Afganistanit

Dita e 30-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Paralajmërimi i Holandës: Pas Ukrainës, Rusia mund të sulmojë...

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nuk kemi ambicie territoriale...

Macron: Franca dhe Omani kanë rënë dakord të bashkëpunojnë...

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, bie ndjeshëm...

Zjarr në kodrat e Shtërmenit në Elbasan

Tërmetet në Venezuelë, SHBA-ja ofron paketën e ndihmës prej...

Krifca pret homologun italian: Vaji ullirit dhe vera “Made in Albania”, potencial për rritjen e eksporteve në Itali dhe BE

29 Mars 13:21

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca priti homologu italian Francesco Lollobrigida, duke shprehur angazhimin e përbashkët për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë, për të krijuar më shumë sinergji mes dy vendeve në zhvillimin e bujqësisë.

 

Krifca e cilësoi një moment historik vizitën e ministrit Lollobrigida, jo vetëm me firmosjen e një Memorandumi Mirëkuptimi midis dy vendeve tona, që çel një dritare të re dhe një rrugëtim të ri, tejet konkret për marrëdhënien konkrete të bashkëpunimit, por edhe në konkretizimin e bashkëpunimit mes bizneseve të sektorëve bujqësorë të të dy vendeve tona.

 

Kontaktet e bashkëpunimit u mundësuan gjatë dy takimeve të posaçme të biznesit Shqipëri-Itali, që u zhvilluan paralelisht në Ministrinë e Bujqësisë, me prodhuesit e vreshtave dhe të verës dhe prodhuesit e ullirit dhe të vajit të ullirit, në kuadër të vizitës zyrtare që zhvilloi në Tiranë, Ministri i Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Pyjeve, Francesco Lollobrigida së bashku me një përfaqësi të nivelit të lartë të sipërmarrjeve italiane, me ftesë të ministres së bujqësisë Frida Krifca.

 

“Me ministrin e Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Pyjeve, Francesco Lollobrigida, organizuam në Ministrinë e Bujqësisë, jo vetëm një takim bilateral e politik, por një panel diskutimi shumë të rëndësishëm të biznesit mes prodhuesve, fermerëve, shoqatave bujqësore dhe dhomave të tregtisë shqiptare me përfaqësitë më të larta të sipërmarrjes italiane, si Agjencia për Shkëmbimet Tregtare Italiane ICE – organizëm kyç për promovimin e produkteve në botë, Coldiretti, Federatën Kombëtare të Kultivuesve, si dhe me COPAGRI dhe CIA (ÇIA) – organizma italianë dhe evropianë që përfaqësojnë pjesën më të madhe të prodhuesve ushqimorë italianë, Filiera Italia – shoqata që bashkon prodhuesit bujqësor dhe agropërpunuesit, Confagricoltura – organizata që mbron dhe përfaqëson ndërmarrjet bujqësore italiane në inovacionin e biznesit, qëndrueshmërinë e praktikave bujqësore dhe konkurrencën e kompanive”, u shpreh Krifca.

 

Ministrja tha se, kjo vizitë nuk është vetëm një vullnet i mirë i dy qeverive, por dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur shkëmbimet tregtare, eksperiencën e kompanive, rritjen e punësimit si dhe përgatitjen për të ardhmen e bujqësisë në vendet tona.

 

Ajo solli në vëmendje se Italia në 30 vitet e fundit ka qenë një prej vitrinave më të rëndësishme në transferimin teknologjik dhe të dijes në pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit dhe në mënyrë të veçantë në bujqësi dhe agropërpunim .

 

“Shqipëria tashmë nuk është vetëm një treg, por edhe një mundësi për të gjetur produkte. Sot bujqësia shqiptare nuk është ajo e 30 viteve më parë, as ajo e 10 viteve më parë, ne shohim që tendenca pozitive e bujqësisë është konstantja më e qëndrueshme e viteve të fundit. Fakt është që jemi një eksportues i rëndësishëm rajonal i produkteve të freskëta tashmë me më shumë se 500 milionë dollarë eksporte për vitin 2022 duke përmbushur ritmin e rritjes së vendosur si objektiv madhor, atë të 1 miliard dollarë eksporte në vitin 2030”, tha Krifca.

 

Ministrja theksoi se, arritjet janë falë përpjekjeve dhe një pune shumë të madhe të të gjithë aktorëve të sektorit, të cilët kanë mundur që të rindërtojnë zinxhirin e vlerave të produkteve bujqësore dhe atyre blegtorale nga ferma në tavolinën e konsumatorit. Është realizuar dhe falë mbështetjes që partnerët tanë kanë ofruar në mënyrë të vazhdueshme për sektorin.

 

“Bujqësia jonë duhet të kalojë në një fazë të re të zhvillimit të saj, në të cilin rritja e të ardhurave nuk duhet të vijë nga rritja e sasisë, por nga rritja e cilësisë së produktit final dhe rritja e vlerës së shtuar të kësaj të fundit. Për këtë ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj, sepse Italia në këtë fushë është lider në tregun botëror”, deklaroi Krifca.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
bujqësi krifca Made In Albania Vaj Ulliri vere

Nga e njëjta kategori

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 31 persona

më shumë...

Plumbi i ka kapur një nga venat kryesore të këmbës, 35-vjeçari nga Pogradeci niset drejt Traumës

më shumë...

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

më shumë...

Si përndiqte ish-Sigurimi i Shtetit? Publikohen dokumente e studime që hedhin dritë mbi persekutimin politik gjatë diktaturës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:14

Zbuloni 5 shenjat e horoskopit, që harxhojnë...

7:56

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria,...

7:44

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër...

7:44

Pakistani fillon sulmet e rënda kundër Afganistanit

7:28

Dita e 30-të e protestës, nis grumbullimi...

7:20

Paralajmërimi i Holandës: Pas Ukrainës, Rusia mund...

7:08

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nuk kemi...

7:03

Macron: Franca dhe Omani kanë rënë dakord...

6:16

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit,...

6:15

Zjarr në kodrat e Shtërmenit në Elbasan

5:37

Tërmetet në Venezuelë, SHBA-ja ofron paketën e...

5:08

“Për sa kohë ai merrte frymë, unë...

5:06

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:46

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

4:36

Bordi i Paqes për Gazën mblidhet në...

4:23

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 31 persona

4:00

Sulm me armë në Gjermani, vriten pesë...

3:59

Ministri Nufi vizitë zyrtare në Athinë: Thellojmë...

3:48

Plumbi i ka kapur një nga venat...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për poli...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.